description

Humbni disa kile pa mbajtur dietë

Publikuar: E shtune 14 Gusht 2010, 21:02 8 Komente

Ka shumë këshilla rreth asaj sesi të humbni kilet e tepërta, por ne ua sjellim disa këshilla të ekspertëve me përvojë

 

Mos e anashkaloni kafjallin, por proshutën po

Nëse nuk hani kafjall, nuk do të mund të humbni kilet e tepërta. Kafjalli ka shumë rëndësi për të funksionuar si duhet gjatë ditës, prandaj anashkalimi i tij çon deri te grumbullimi i kalorive në organizëm, meqë organizmi fillon që t’i ruajë kaloritë.

Mundohuni që për kafjall të mos hani proshutë, meqë në këtë mënyrë do ta zvogëloni numrin e kalorive të marra për 100 kalori, gjë që mund të ndikojë që, në kuadër të një viti, të humbni 3-4 kile. Nëse gjithsesi ju hahet proshuta, atëherë hajeni gjysmën e sasisë që e hani zakonisht.

 

Planifikojeni

kohën e shujtave

Është me rëndësi që të hani ngadalë, duke shijuar mirë ushqimin, ashtu që një shujtë të zgjasë rreth 20 minuta. Ushqimi duhet të jetë i shijshëm, mirë i servuar dhe të ketë erë të mirë.

Marrja e matur e ushqimit kontribuon që të hahet më pak ushqim, që ai të tretet si duhet në organizëm dhe, në këtë mënyrë, të humben kilet e tepërta. Të ngrënit e shpejtë dhe futja e sasive të tepërta të ushqimit në gojë, shkakton marrje të sasive të tepërta të ushqimeve dhe grumbullim të kalorive.

 

Më shumë perime

Në vend që shujta të përmbajë sasi më të madhe të mishit, le të ketë më pak mish, e më shumë perime. Në shujtën e darkës përfshini disa lloje të perimeve, gjë që ju mundëson që të hani më shumë, pa pasur rrezik nga marrja e kalorive të tepërta. Është dëshmuar se një llojllojshmëri më e madhe në tryezë i shtynë njerëzit që të hanë më shumë, e sa më shumë perime që të hani, aq më shumë kile do të humbni. Sasia e madhe e fibrave dhe e ujit që gjendet në perime, ju bëjnë që të ndiheni të ngopur – edhe atë pa marrjen e kalorive të tepërta.

Ndonjëherë, në vend të mishit të lopës, a viçit, përcaktohuni për mish të shpezëve, apo peshqve, meqë këto lloje të mishit nuk kanë dhjamë tepër dhe ju ndihmojnë në humbjen e kileve të tepërta.

 

Më shumë pemë

Pemë duhet të hani sa më shumë, por jo me ushqime të tjera, apo pas shujtave. Pemët duhet ngrënë si shujtë të veçantë, psh disa orë para drekës, apo darkës. Në këtë mënyrë merrni sasi të mjaftueshme të vitaminave dhe mineraleve, ndiheni të ngopur dhe nuk shtoni në peshë.

 

Supa parandalon shtimin në peshë

Supa është sidomos efikase dhe e dobishme kur merret para gjellës kryesore, për shkak se zvogëlon apetitin dhe ndjenjën e urisë. Por, duhet të keni kujdes nga supat kremoze dhe të yndyrshme, meqë ato përmbajnë sasi të tepërta të yndyrave dhe kalorive.

 

Kujdes me konsumimin e sheqerit dhe ëmbëlsirave

Mundohuni që në vend të pijeve të ëmbla, psh të pijeve të gazuara, të pini ujë, apo pije vitaminoze, meqë sa më pak sheqer që të merrni, aq më pak do të shtoni në peshë. Studime të shumta kanë treguar se personat që rregullisht konsumojnë pije të pasura me sheqer, për vetëm 4 javë mund të shtojnë deri në 2 kile.

Nëse nuk mund t’i evitoni plotësisht, atëherë zvogëlojeni sasinë e ëmbëlsirave që hani. Nuk është e thënë që çdo ëmbëlsirë që filloni ta hani, ta hani krejtësisht, sikur që nuk është e thënë që të provoni të gjitha llojet e ëmbëlsirave.

 

Çaji i gjelbër – aleat për peshë ideale

Një strategji tjetër e mirë për të pasur peshë adekuate, është edhe konsumimi i çajit të gjelbër. Studimet kanë treguar se çaji jeshil posedon potencial që përkohësisht ta përshpejtojë djegien e kalorive, falë substancave të quajtura katekina. Natyrisht, as me çaj të gjelbër nuk duhet tepruar.

 

Gjumi dhe pesha

Mesatarisht një orë më shumë gjumë gjatë natës, për një periudhë njëvjeçare, mund të ndikojë në humbjen e 6-7 kilogramëve. Ky është rezultati i studimit të bërë në Universitetin e Miçiganit. Ky studim po ashtu tregon se, ky rezultat mund të arrihet nëse gjatë ditës merrni mesatarisht rreth 2.500 kalori. Gjumi tepër i shkurtër rritë apetitin, gjë që ndikon në rritjen e peshës trupore.

 

Aktivitetet fizike

Merruni me aktivitete të matura fizike sikur që është shëtitja, por nëse jua lejon shëndeti, mos hezitoni që të ushtroni në sallë ushtrimesh.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • Arioni 06.07.2011 - 14:11

    te beni sex me shum eshte dieta me e mire

  • litafet 19.05.2011 - 17:41

    pershendetje nga une mos hani torte shum se jutrashin the merrnu me sport po thojn por nuk hum killa me sport por edhe mos hani brume se ju trashin ok tung

  • ERA 12.05.2011 - 20:01

    HA PEM DHE VEN BUKES HA VEQ SALLAT USHTRO

  • ????? 06.04.2011 - 22:47

    njedietmeveznukeshtekeqevetemsekerkoneneneteatymuntagjenimuamekandihmushumkamhumb3kgpervetem2diteshtpakveshtirporshumemir

  • 26.09.2010 - 10:58

    kujdes ne ushqime kryesisht.mengjesin te lehte me sa me pak kalori.ne mes mengjesit e drekes peme te konsumoni,greka me e pasur me kalori por jo deri ne fyt te ngopeni dhe jo te bieni ne gjume por te jeni aktive,ecja eshte e preferuar ne natyre mundesisht qe te tretet ushqimi dhe te qiten jashte kalorute,pastaj darka sa me e lehte dhe e pasur me perime dhe para saje nje supe dhe jo mu para gjumit apo te shkoni pas darke ne gjume ose te vazhdoni me gjera tjera te cilat medoemos ju pengojne nje gjume te rehatshem,e ma mire te leni pak barkun e zbrazet e pastaj do ta keni me lehte te mesohet organizmi ne kete regjim,e sporti mos tju mungoj,une per pak kohe kam hjeke 10 kg.me shendet

  • vjollca 24.09.2010 - 17:09

    une jam 80 kile xhdo dit boj sport 1 or menxhesin sa ha kurr dreken pak darken hiq rrall edhe ka 2 vjet skan lujt kilet emiaaa spo di une qysh ju lutem me ndihmoni si ti hjeki kilet .

  • na .. 14.09.2010 - 21:52

    s'paske shum! merru me sport...

  • sabahtja 03.09.2010 - 0:14

    une jam 90 kile jam e gjat 183 po nuk pomuj te hjek kile te lutem me ndihmoni si te hjeki kile

arkivi i lajmeve