description

Ndotja e ajrit shkurton jetën e njeriut për nëntë vjet

Publikuar: E premte 23 Prill 2010, 15:13 2 Komente

Pjesët e imëta të sulfurit, karbonit dhe pluhurit janë më të dëmshmet për shëndetin, por edhe oksidet azotike dhe ozoni gjithashtu ndikojnë në masë të madhe. Shumë pohojnë se Britania e madhe është duke e shkelur rregulloren evropiane mbi ndotjen e ajrit dhe ballafaqohet me një dënim prej tre milionë funtesh. Sipas analizave më të reja, fajtori kryesor për këtë ndotje është komunikacioni rrugor, por edhe nga oxhaqet e termoelektranave, veçanërisht në qytete, në ajër dalin pjesë të imëta të dëmshme të blozës. Ekspertët në mënyrë dramatike kanë paralajmëruar se vetëm ndryshimet radikale në politikën e transportit në Britani të madhe do të mundësojnë arritjen e objektivave të vendosur nga ana e BE-së. “Megjithatë, është vështirë të pritet se një kthesë e tillë do të ndodhë gjatë dekadës së ardhshme - në qoftë se qeveria menjëherë nuk fillon me një ndryshim serioz dhe të përgjithshëm të politikës së transportit”, ka paralajmëruar Poll Firmin nga instituti për transport i universitetit Lids në Angli.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • ana 01.06.2011 - 11:02

    i jepni njerezve dituri per pastertin hahahaha

  • BMW 03.08.2010 - 11:21

    duhen te falimentohen te ghitha fabrikat e vjetra sepse kane ne rrezik jeten e njeriut sidomos te vullkanet i cili shkakton shume ndotjen ajrit dhe mbas nje vullkanit te madh pasojne me mijera termete

arkivi i lajmeve