description

Edhe Gven Stefani, në prag të ndarjes

Publikuar: E shtune 28 Janar 2012, 21:03 0 Komente

Sipas revistës 'Star' Stefani dhe Rozdejl grinden vazhdimisht, ndërsa tashmë për një kohë shkojnë në këshillim martesor në mënyrë që ta shpëtojnë martesën e tyre 10-vjeçare. Këngëtari i bendit 'Bush' thuhet se ndjehet i kërcënuar për shkak se Gven ka karrierë më të suksesshme. Kjo nuk është hera e parë që shkruhet për një ndarje të supozuar të tyre, në vitin 2004 portalet 'GossipCop' dhe 'RumorFix' kanë shkruar se si këngëtarja ka kuptuar se ai ka vajzën Dejzi Lav nga lidhja me Perl Lav, gjë të cilën e vërtetoi edhe testi i atësisë. Më pas në vitin 2010 Kërtni Lav i tha prezantuesit Hauard Stërn në radioemisionin e tij se ishte ëasur një aferë me të derisa ishte i martuar me Gven, gjë të cilën Gven ia kishte falur. Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar ndarjen e supozuar. Ata janë të martuar që nga viti 2002 dhe kanë dy fëmijë të quajtur Kingston (4) dhe Zuma (3).

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve