description

Ema Uotson: ?Harry Potter? nuk shitet me ndihmë të seksit sikur bën ?Twilighti?

Publikuar: E shtune 4 Shtator 2010, 20:51 0 Komente

“Puthja e Hermionës dhe Ronit është diçka që është pritur në tetë vazhdimet e fundit të filmit”. “Harry Potter” nuk është “Twilight”, ne nuk shitemi me ndihmë të seksit”, ka thënë aktorja e re e cila para pak kohësh ka deklaruar se është lodhur me aktrim dhe se planifikon që bëjë një pauzë. “Më duhet që prapë ta kthej besimin në vete dhe të largohem nga aktrimi për një kohë. Mendoj se duhet t’i mbush bateritë, të iki larg të gjithave së paku për një kohë dhe të jem prapë vetja”. Ka thënë aktorja 20 vjeçe të cilën roli i Hermionës e ka radhitur në mesi e yjeve më të paguara të Hollivudit. Ema me gjashtë filmat e fundit me magjistarin e vogël ka fituar më shumë se 750 milionë dollarë dhe kështu ka hyrë në librin e rekordeve të “Guinnessit” si aktorja më e paguar gjatë dekadës së fundit. (showbizspy.com)

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve