description

Kam hequr dorë nga e kaluara

Publikuar: E enjte 2 Shtator 2010, 6:34 0 Komente

Kjo është intervista e parë e aktores Lindzi Lohan pasi doli nga burgu ku u dënua për shkelje të vendimit të gjyqit. Në intervistën dhënë për “Vanity Fair”, aktorja amerikane shprehet se nuk ka abuzuar asnjëherë me ilaçet. “Kam përdorur drogë sepse e shihja që të tjerët e bënin, por tani dua të rinis karrierën. Të jem aktore më bën të ndihem mirë”, shprehet Lohan. Në vijim të intervistës ajo shton se ka shumë dëshirë të xhirojë filma të mëdhenj. “Nëse kjo do të thotë se duhet të harroj jetën që kam bërë, atëherë unë heq dorë nga e shkuara”, shton aktorja. Por ajo nuk lë pa kritikuar të atin Majkëll.

“Nëse është dikush që ka nevojë për kurim ai është im atë. Është i paekuilibruar. Është e vështirë të shohësh babanë duke qarë tërë kohën kur në të vërtetë duhet të jetë i lumtur”,  përfundon Lohan.   

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve