description

Kejti Peri, ndarje edhe në 'Twitter'

Publikuar: E marte 24 Janar 2012, 22:48 0 Komente

Në rrjetin social 'Twitter' ata rezultonin ende të martuar, por jo më pasi që këngëtarja ka vendosur të ndërmarrë hapin e ndarjes edhe në këtë rrjet social duke e zhvendosur ish-bashkëshortin, komikun britanik nga profili i saj. Tabloidi britanik 'The Sun' shkruan: "Këngëtarja Kejti Peri nënshkruan ndarjen!" Duke iu referuar 'ndarjes' së saj virtuale këtë herë, ditë pasi partneri i saj bëri publik lajmin se kishte hedhur hapin konkret për divorcin zyrtar. Këngëtarja 27-vjeçare nuk ka ndryshuar vetëm statusin social, por ka zgjedhur që ta mënjanojë përfundimisht ish-partnerin e saj edhe nga kontaktet. Por me këtë veprim të saj duket se nuk është pajtuar aspak Brend, i cili ka këmbëngulur për t'u rikthyer në listën e miqve të ish-partneres së tij, por kjo tentativë ka rezultuar të jetë e pasuksesshme.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve