?Tigresha?
Mihrije Braha sapo ka edituar këngën dhe klipin më të ri “Tigreshë”. Ajo thotë se kjo këngë është shumë e mirë dhe një këngë të këtillë e ka kërkuar prej kohësh. Sivjet nuk do të marr pjesë në asnjë festival, por thotë se ka gjasa të jetë në juri për ndonjë festival. Mihrije Braha njihet si ndër këngëtarët më të talentuara shqiptare, e cila po ashtu shprehet se ka mendim shumë pozitiv për këngëtarët e gjeneratës së re, për të cilët thonë se janë gjeneratë e artë.
“Kosova Sot”: Sapo keni lansuar një këngë dhe klipi të ri. Na thoni konkretisht për çfarë kënge dhe klipi bëhet fjalë?
Mihrije Braha: E kam lansuar klipin më të ri të këngës më të re “Tigreshë”. Është një këngë mjaft zbavitëse dhe mendoj se është pikërisht kjo këngë të cilën e kam pritur gjatë, por që në fund e realizova me shumë suksese dhe pres që ta mirëpres publiku shqiptar.
“Kosova Sot”: Me kë keni bashkëpunuar rreth kësaj kënge. Kush ua ka bërë komponimin, tekstin, aranzhimin?
Mihrije Braha: Kam bashkëpunuar me Florent Boshnjakun si kompozitor, kurse tekstin e këngës e ka bërë Mithat dhe unë si interpretuese dhe kërkuese e tërë kësaj.
Në festivale, vetëm si mysafire
“Kosova Sot”: Po videoklipin me cilin produksion e keni punuar?
Mihrije Braha: Videoklipi është realizuar nga produksioni “Maximus”, konkretisht nga Blerdi Malushi si realizator dhe regjisor.
“Kosova Sot”: Më herët keni qenë më aktive në editimin e këngëve dhe klipeve të reja, kurse kohët e fundit bëni më pak këngë, pse?
Mihrije Braha: Nuk mendoj që editoj rrallë këngë apo klipe, por është e vërtetë që nuk e teproj dhe mundohem të bëj këngë sa më të mirë.
“Kosova Sot”: Mendoni që këtë vit të editoni ndonjë album të ri?
Mihrije Braha: Nuk e di ende, sepse kohëve të fundit për shkak të një piraterie të tmerrshme nuk ke asnjë llogari për të edituar album, por megjithatë të shohim se si do të shkojnë punët.
“Kosova Sot”: Do të merrni pjesë sivjet në ndonjë festival?
Mihrije Braha: Nuk e besoj, sepse kam shumë impenjime të tjera, por kam disa oferta për në juritë profesionale apo si mysafire speciale.
Kemi gjeneratë të artë të muzikës
“Kosova Sot”: Këtë verë kemi pasur shumë duete që janë mirëpritur nga publiku. Keni menduar që dhe ju të bëni ndonjë duet?
Mihrije Braha: Jo. Unë për këtë verë editova klipin dhe këngën time më të re, e për më vonë të shohim se çka do të bëjmë.
“Kosova Sot”: Edhe kjo verë ka qenë mjaft e ngjeshur për këngëtarët. Ju në cilat vende keni kënduar këtë verë?
Mihrije Braha: Kam kënduar në përgjithësi në mbarë Kosovën, por edhe në Durrës, Vlorë etj.
“Kosova Sot”: Sot këngëtarët e rinj e kanë pushtuar tregun muzikor shqiptar. Mendoni se kjo gjeneratë e re ka perspektivë?
Mihrije Braha: Sigurisht që nga puna e tyre varet perspektiva dhe duke i parë si shumë të talentuar mendoj që do të kemi në vazhdim gjenerata të arta në botën e muzikës dhe për këtë nuk duhet të brengosemi fare.
Intervistoi: B. ZYBERI
Komente
- Bundshen kërkon nga miqtë dhe familja lutje për bashkëshortin e tij
- Kanalis në lidhje të re
- Penelope Kruz në fushatën e ‘PETA’-s
- Madona nervoze para ‘Super Bowl’-it
- Bijonse pranon ofertë prej 500 milionë dollarësh
- Xhesi Xhej i ndihmon të pastrehët
- Mishele Uilliams ndërpret aktrimin
- Pink, në shëtitje me vajzën
- Niki Hilton, tepër e hollë
- Hajdi Klum ende e mban unazën
- Rihana nuk lë shumë për t’u imagjinuar
- Kejt Mos nuk pëlqen ‘Twitter’-in
- Edhe Gven Stefani, në prag të ndarjes
- Vanesa Paradi: 'Dimrit ndahem, verës martohem'
- Kardashian: 'Nuk kam pritur që martesa ime do të tërhiqte kaq shumë vëmendje'
- Eniston nuk shfaq shenja shtatzënie
- Kejt Bekinsejl: ‘Do ta mbështes vajzën’
- Xhesika Alba këshillon Bijonsin të shesë fotografitë e vajzës
- Kejti Peri, ndarje edhe në 'Twitter'
- Xhenifer Eniston ndërpret aktrimin



ad_d.jpg)


Dielli ka përenduar moooooti valla per Mihrien po .....
valla Mihrija është narcizoide se koha e saj ka perënduar dhe këtë këngë gati askush nuk e ka pëlqyer. është mirë ajo ti thotë lamtumirë muzikës se boll po zdeshet si këngëtarët e reja, po asaj nuk i ka hije se është plakur për gjëra të këtilla...