Njujorkezja bie në dashuri në një burrë të martuar

  • 27 May 2016 - 20:08
Njujorkezja bie në dashuri në një burrë të martuar

Filmi i fundit ka dalë pak nga rutina e regjisores.

Maggie është një njujorkeze e re në moshë, me aspirata të turbullta dhe me një vend pune, që nuk është në proporcion me aspiratat Regjisorja e famshme, Rebecca Miller, njihet për faktin që e urren ndjekjen e rregullave të caktuara në realizimin e filmave dhe si rrjedhojë shpeshherë ka sjellë risi në fushën e filmit. Heroinat e saj kryesisht kalojnë e përjetojnë eksperienca të ndryshme familjare - aventurat që shoqërojnë plakjen, rënia në dashuri dhe ndjekja e ambicieve kreative - që zakonisht janë më ndryshe nga tematikat, që trajtohen në filmat e tjerë, të zhanrit të njëjtë. Megjithatë, duket që filmi i pestë dhe më i ri i regjisores - "Maggie's Plan" - ka dalë pak nga rutina e saj. Kjo pasi që vetë personazhi kryesor i filmit, Maggie, është shumë e ngjashme me personazhet e filmave të tjerë të këtij zhanri - një njujorkeze e re në moshë, me aspirata të turbullta dhe me një vend pune, që nuk është në proporcion me aspiratat.

Bie në dashuri me profesorin, pasi lexon romanin e tij

Një ndikim të madh në paraqitjen dinjitoze të personazhit kryesor ka pasur edhe fakti që roli është luajtur nga aktorja Greta Gerwig. Shokët më të mirë të Maggie-t janë një çift, rolet e të cilëve i luajnë Bill Hader dhe Maya Rudolph. Ajo vetë është beqare dhe planifikon që ta lindë një foshnjë, në momentin e parë që gjen një dhurues të përshtatshëm të spermës. Njëri nga opsionet e saj të hershme është Guy (Travis Fimmel), një djalosh me mjekër e sy të kaltër. Derisa Maggie vazhdon të bëjë plane më të thella drejt maternitetit - mirëpo para se të mbetet shtatzënë - ajo njoftohet me Johnin (Ethan Hawke), një profesor me gjysmë-orari, i cili kërkon nga Maggie që ta lexojë kapitullin e parë të romanit të tij. Maggie bie në dashuri me të, ndonëse ai është i martuar.

Ribashkimi me bashkëshorten John mendon dhe e thotë që në çdo lidhje dashurie dikush bëhet kopshtar e dikush është trëndafili. Jeta e tij familjare, të paktën nga ajo që ai ia tregon Maggie-t, është e përqendruar rreth tekave të bashkëshortes së tij, Georgette (Julianne Moore), profesoreshë në Universitetin e Kolumbisë, karriera e së cilës është më e suksesshme se e tija. Pa kaluar shumë kohë, ngjarja fillon të bëhet e njohur për audiencën (ngjarje të ngjashme janë rrëfyer në filma tjerë), pasi që një burrë më i moshuar vendosë që ta lërë prapa një grua tekanjoze të moshës së tij, për një femër më të re në moshë. Me Maggie-n John-i e ka mundësinë të bëhet lulja, ndërsa ajo është shumë e lumtur të bëhet kopshtare dhe të kujdeset për John-in dhe për vajzën Lily. Zonja Miller, që, ndër të tjera, njihet edhe si feministe, në këtë film nuk është orientuar në përmbushjen e dëshirave dhe ngritjen e vetëbesimit të John-it, mirëpo në realizimin e planit të Maggie-t. Megjithatë, regjisorja është përkujdesur që ta dallojë filmin e vet nga filmat e tjerë, meqë, disa vjet pasi që bashkohet me John-in, Maggie fillon ta realizojë planin e vet për ribashkimin e tij me ishbashkëshorten, gjë kjo që e bën filmin shumë më interesant. Premiera e filmit është shfaqur më 20 maj. 

(Kosova Sot)