Edhe kultura në Kosovë infektohet me politikë

  • 28 May 2016 - 09:58
 Edhe kultura në Kosovë infektohet me politikë

Kurthimi i artistëve kosovarë

Stafin nëpër ministri e rekrutojnë partitë politike

"Ka raste kur kërcënohen me largim nga puna, nëse nuk janë të dëgjueshëm, ose ka raste kur rrezikohen projektet e të afërmve të tyre. Ky është një abuzim, ose më mirë të thuhet një hallkë zinxhirore e favoreve të ndërmjetme", ka thënë Musliu

Kultura në Kosovë vazhdimisht atakohet nga politika. Rastet e shumta kur politika ndërhyn në kulturë ka krijuar një situatë aspak të favorshme për zhvillimet kulturore, duke bërë që kultivimi i vlerave të stagnojë. Të lidhur direkt nën menaxhim të Ministrisë së Kulturës, sidomos sa i përket financimit, jo vetëm institucionet publike kombëtare, por edhe pjesa dërmuese e skenës kulturore në vend, janë të ndikuar nga politika vetëm për të fituar mbështetjen financiare nga shteti. Për njohësit e fushës së kulturës, mosalokimi me kohë i mjeteve financiare për institucionet kulturore kombëtare, apo anulimet e shumta të konkurseve për të zgjedhur drejtorët e institucioneve kulturore, janë treguesi më i mirë i këtyre ndërhyrjeve. Jo vetëm kaq, por edhe stafin nëpër ministri e rekruton politika.

Rekrutimet politike

Për njohësin e zhvillimeve kulturore në vend Mahir Musliu, depolitizimi i institucioneve kulturore, posaçërisht atyre kombëtare që janë nën vartësi politike të MKRS-së shihet si i pamundur. “Stafin nëpër ministri e rekruton politika, njerëzit me karakter politik hyjnë aty dhe mandej dirigjohen nga shefat e tyre”,  ka thënë Musliu, duke shtuar se rreziku nuk vjen nga ajo se janë njerëz politikë, por që nuk janë joprofesionalisht të përgatitur. Sipas Musliut, ata punësohen sa për t’u sistemuar për një pagë mujore dhe pak u intereson cilësia ose veprimtaria që ushtrojnë nëpër dikastere... (Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)