Gjithmonë sharmant

  • 29 May 2016 - 13:00
Gjithmonë sharmant

Pesë momentet më të mira të aktorit George Clooney 

Fituesi i çmimit ‘Oscar’ është ribashkuar me Julia Robertsin për filmin e zhanrit të trilerit financiar në ‘Money Monster’, por të shohim se cilat kanë qenë rolet më të mira filmike të tij

 ‘Out of Sight’

Xhirimi i një filmi me Jennifer Lopez-in mund të mos ketë qenë një vendim i mirë pas dështimit në filmin ‘Batman & Robin’, por bashkëpunimi i tij me regjisorin Steven Soderbergh u tregua i mirë për aktorin. Në këtë film, ai e ka përdorur sharmin si kurrë më parë, ndërsa lidhja e tij me Lopez-in i shton nxehtësi filmit të zhanrit të krimit, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

 ‘Ocean’s Eleven’

Clooney ka bashkëpunuar sërish me Soderbergh-un në pjesën e parë të filmit të serisë fitimprurëse të filmave. Derisa suksesi i është zbehur me pjesën e tretë, pjesa e parë konsiderohet si më e mira. 

‘Solaris’

Bashkëpunimi i radhës me Soderbergh-un e paraqet aktorin si një personazh më ndryshe sesa që jemi mësuar që ta shohim. Në këtë film atij i është ofruar mundësia që ta luajë një rol më të zymtë, ndërsa ai i sjell frymë origjinale rolit të tij të një njeriu, që shpreson se do t’i kthehet gruaja e tij e vdekur.

‘Michael Clayton’

Clooney kishte fituar një ‘Oscar’ për rolin e tij në filmin ‘Syriana’ në vitin 2005, por me të vërtetë e kishte merituar një për këtë film të vitit 2007, për të cilin ishte nominuar. Derisa kolegia e tij Tilda Awinton e fitoi një çmim, ishte Clooney ai që e mbante tërë filmin bashkë në rolin e një ndërmjetësuesi legal të konfrontuar me kaos.

‘The Ides of March’

Puna e tij si regjisor nuk ka qenë edhe aq e suksesshme, por agjenda e tij politike, aftësia si regjisor dhe prania para kamerës janë kombinuar në mënyrë të përkryer në këtë dramë cinike. Gjithashtu ia ofroi shansin për ta përdorur sharmin e tij për të keq, duke luajtur për mrekulli rolin e një politikani të pandershëm. 

(Kosova Sot)