Legjenda që nuk di të plaket

  • 29 May 2016 - 19:14
Legjenda që nuk di të plaket

Bruce Springsteen do t'i mbushë 67 vjet në muajin shtator.

Me gjithë paraqitjen në mijëra koncerte të gjata në vit dhe pas incizimit të albumit të tij të 16-të, ai ende është në formë të mirë, raporton Gazeta Kosova Sot

Bruce Springsteen do t'i mbushë 67 vjet në muajin shtator. Ai është katër muaj më i ri se Jeremy Corbin, 15 vjet më i vjetër se Nigel Farage dhe 20 vjet më i vjetër se Mathew Perry. Megjithatë, nëse e shikon atë të fotografuar vetëm para pak kohësh në skenë në Spanjë mund të vërehet dallimi mes tyre. Dihet për tashmë një kohë të gjatë ai e posedon "gurin filozofik", faktin që plakja ka hequr dorë nga ai diku në vitin 1969. E tani, përkundër paraqitjes në mijëra koncerte të gjata në vit dhe pas incizimit të albumit të tij të 16-të, ai ende është në formë të mirë. Mbetet origjinal "Springsteen është njëri ndër këngë- tarët e fundit të gjeneratës së tij që ka mbetur origjinal me fuqinë e tij të madhe në skenë, me një dukje të paprekur nga mosha ose koha", thuhet në një kritikë të botuar në britaniken 'The Telegraph'. Por, çfarë është ajo që e bën atë aq 'cool', madje edhe në vitin 2016? Janë këngët e tij të mira klasike, të shumta në numër të mjaftueshme për një koncert që do të zgjaste dy javë. Fakti që edhe Barack Obama i referohet si 'The Boss'?

Qëndrimi i tij i duhur ndaj transfobisë? Jo, arma kryesore e tij është shija për veshje. Gjatë pesë dekadave të shkuara, Springsteen ka krijuar një shije të modës brenda botës së rokënrolit. Si përfaqësues i klasës punëtore, ai kurrë nuk është paraqitur me veshje pompoze, por ka zgjedhur veshje më mashkullore si të bëra nga materiali i xhinseve dhe lëkura. Madje edhe sot, kur preferon jelekë, Springsteen vesh rroba, të cilat nuk do t'u rrinin mirë të tjerëve në skenë. Ai e ka pranuar stilin shtresor të veshjes, madje mirë.

Vishet me stil Britanikja 'The Telegraph' ka analizuar komponentët e veshjes së tij, në paraqitjen e këngëtarit në Mançester në fillim të kësaj jave. Për një këngëtar që ka kaluar një kohë të madhe duke veshur rroba pa mëngë, Springsteen tani ka një numër të madh të rrobave në trup. Është vërejtur që ai kishte të veshur së paku një bluzë me mëngë të shkurta, por ekziston mundësia që ka pasur të veshura më shumë të tilla, pastaj vjen shalli, bluza me mëngë të gjata të përvjela, jeleku, shiriti i zmadhuar në dorë dhe një gjë që duket si mbështjellës i gishtit të madh. Po ta provonte dikush tjetër do të dukej si ai mashkulli, të cilit i ra të fikët verën e shkuar, pasi që kishte veshur 12 shtresa të rrobave në një udhëtim me aeroplan pasi që kishte dëshiruar që ta shmangë kontrollimin e bagazhit të tij. Është një kombinim absurd e i guximshëm, por Springsteen e bën atë që të duket si stili më i mirë në botë, e tillë është fuqia e këngëtarit që rrezaton nën mburojën e tij prej 10 centimetrave të bërë nga materiali për xhinse. 

(Kosova Sot)