Presidentja vendos të mos e shkatërrojë anijen kozmike të alienëve

  • 26 June 2016 - 17:21
Presidentja vendos të mos e shkatërrojë anijen kozmike të alienëve

Kanë kaluar 20 vjet nga koha kur 'Independence Day' e shkatërroi Shtëpinë e Bardhë dhe kur theu rekorde në shitje të biletave. Tani vjen pjesa e dytë e këtij filmi me titullin 'Independence Day: Resurgence'. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet në paqe që nga pushtimi i fundit i jashtëtokësorëve, Amerika është ende e fuqishme, ndërsa tani ka një presidente, e cila vendos se a duhet të shkatërrohet anija kozmike e alienëve kur paraqitet në horizont.

Ajo e jep disi urdhrin, edhe pse eksperti për zbulim të alienove, David Levinson (Jeff Golblum), e këshillon atë që të mos e shkatërrojë anijen për shkak se nuk duket se është e bërë nga e njëjta racë e alienëve. Ai ka të drejtë: Ekziston një strukturë e tretë e jashtëtokë- sorëve që fluturojnë përreth, anijet e së cilës marrin forma të sferave, transmeton gazeta Kosova Sot.

Personazhe të vjetra e të reja

Shumë skenaristë, Dean Devlin, Nicolas Wright, James A. Woods, James Vanderbilt dhe vetë regjisori Emmericj, kanë bërë punë befasuese në krijimin e një ngjarjeje të mbushur me incidente dhe personazhe të vjetra e të reja. Aksioni kthehet rregullisht në vende të ndryshme, si në tokë ashtu edhe në gjithësi. Në mesin e personazheve të kthyera është edhe tani ish-presidenti Whitmore (Bill Pullman). Whitmore sheh ëndrra dhe vizione të një simboli derisa afrohen alienët. Sipas sistemit të tij të paralajmërimit, kësaj radhe alienët janë duke e sjellë me vete mbretëreshën e tyre e cila është shumë e zemëruar. E gatshme për t'u përballur me të është një gjeneratë e re e luftëtarëve të rinj, në mesin e të cilëve është piloti Jake Morrison (Liam Hemsworth), i cili është i fejuar me të bijën e presidentit Patricia-n (Maika Monroe), e cila edhe vetë është një ushtare. Të dy janë miq me Dylan Hiller-in (Jessie T. Usher), i biri i personazhit të Will Smith-it. Ai është zhdukur gjatë një fluturimi testues para shumë viteve, gjë që e sqaron mungesën e Smith-it në film. 

Dhunë dhe shkatërrim

Kësaj radhe personazhet e femrave janë të përmirësuara, me presidente e pilote. Qëllimi kryesor i këtij filmi është që të munden sa më shumë jashtëtokësorë, e ky qëllim edhe arrihet dhe paraqitet me hollësi shumë realiste. Emmerich dhe ekipet e tij të efekteve speciale kanë punuar shumë mirë, ndërsa ekziston edhe një bukuri e lavdishme në skena të pafund të anijeve kozmike tepër të mëdha që sjellin dhunë dhe shkatërrim, por për fat të mirë filmi na sjell siguri duke e shpëtuar një qen të vogël. 

(Kosova Sot)