Rihanna në serinë 'Bates Motel'

  • 24 July 2016 - 08:45
Rihanna në serinë 'Bates Motel'

Rihanna ka bërë të ditur se do ta luajë rolin e Marion Crane në sezonin final të 'Bates Motel'. Këngëtarja 28-vjeçare i ka informuar fansat përmes një videoje se ajo do ta luajë rolin ikonik të luajtur më parë nga Janet Leigh në sezonin e pestë të serisë. "A mund ta dini se kush do ta luajë rolin e Marion Crane"?, ka pyetur bukuroshja para kamerës,raporton Gazetza Kosova Sot

Këngëtarja e njohur ishte e veshur me një bluzë të verdhë me motive lulesh. Përshëndetje 'Comic-Con', jam unë Riri dhe dua t'ju tregoj se çfarë do të bëj së shpejti", filloi fituesja e çmimit 'Grammy'. "Së shpejti do të qëndroj në motelin 'Bates' dhe a e dini çfarë? A mund ta dini se kush do ta luajë rolin e Marion Crane"? Ajo ka bërë një pauzë prej disa sekondave dhe më pas ua ka bërë të ditur lajmin për rolin e saj.

Gjatë një konference për shtyp në 'Comic-Con' në San Diego, producentët ekzekutivë Carlton Cuse dhe Kerry Ehrin e kanë konfirmuar lajmin. "Kemi dëshiruar që ta vendosim rolin në një dritë moderne, dhe për ta ripërcaktuar në një mënyrë të re emocionuese", kanë thënë ata.

(Kosova Sot)