E vërteta e pathënë për serinë televizive “CSI”

  • 29 July 2016 - 12:03
E vërteta e pathënë për serinë televizive “CSI”

Seria e filmave me hetim krimesh ka arritur t’i argëtojë miliona njerëz

Seria e famshme televizive “CSI”, përgjatë periudhës që është krijuar, kishte arritur të shndërrohej në një sensacion në shumë vende të ndryshme të botës

Gjatë katër 16 vjetëve dhe 797 episodeve, “CSI” ka arritur t’i argëtojë miliona njerëz me paraqitjen e skenave të hetimit të krimeve nga ana e ekipeve të ndryshme nga Las Vegasi deri në Majami. E, kjo periudhë e gjatë ka bërë që shumë njerëz të mos e mendojnë që mund të vjen dita që “CSI” të mos shfaqet më, përkundër pauzave të gjata, që mund të vinë kohë pas kohe. Gjithsesi ekzistojnë shumë të vërteta të pathëna në lidhje me serinë e famshme televizive, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

Nuk ka pasur asgjë reale

Sado interesante që mund të kenë qenë skenat e shpalosura në “CSI”, e vërteta është që pothuajse asnjë nga skenat e ndërlidhura me hetimin e krimit nuk janë të vërteta. Testet që në seri kryhen menjëherë, në jetën reale marrin ditë e nganjëherë edhe javë. Megjithatë, askush asnjëherë nuk ka thënë që “CSI” ka qenë dokumentar.

Efekti në jetën reale

Njëri nga fenomenet më të njohura, që është i ndërlidhur me serinë televizive “CSI”, është ai që është bërë i njohur si “Efekti CSI”. Po pra, seria televizive ka arritur ta krijoj një efekt të veçantë. Bëhet fjalë për besimin e njerëzve, të cilët mendojnë që, falë skenave të filmit, mund të vendosin me përpikëri të plotë se çka ka ndodhur në një skenë krimi. Në fakt, skenat, që ‘ekspertët e CSI-së i zgjidhin brenda minutash, kërkojnë javë, muaj e nganjëherë edhe vite të tëra, dhe si përfundim rrallëherë mund të thuhet se çka ka ndodhur, me saktësi të plotë.

Dramat në prapaskenat e serisë

Nuk është çudi që në një seri televizive, që zgjat për kaq shumë, të ketë shumë kundërshtime, keqkuptime dhe mospajtime në mesin e stafit realizues. Në njërin prej rasteve, George Eads kishte pasur një mospajtim me njërin prej producentëve, gjë që kishte përfunduar me përjashtimin e tij nga seria. Gjithsesi, ai ishte rikthyer pak kohë para se të përjashtohej përsëri, kësaj here bashkë me Jorja Fox-in. Megjithatë, vështirësia për t’i mbuluar aktorët, të cilët e kishin filluar serinë kishte bërë që të dy të ktheheshin, mirëpo fat të njëjtë nuk ka pasur edhe aktori Jourdan, që pasi që është larguar nga seria nuk është rikthyer më.

Pagesat e larta për aktorët

David Caruso, në një kohë, ka përfituar plot 375,000 dollarë për një episod të vetëm të serisë televizive. Shumë të njëjtë ka përfituar edhe Marg Helgenberger, ndërsa pak më e ‘diskriminuar’ ka qenë Laurence Fishburne, që ka fituar 350,000 dollarë për secilën episod të serisë, në të cilën është paraqitur. Këto shifra flasin mjaftueshëm për faktin që seria televizive “CSI” në radhët e veta ka pasur disa nga aktorët më të paguar. 

(Kosova Sot)