Zbulohet gjilpëra më e vjetër në botë

  • 27 August 2016 - 09:45
Zbulohet gjilpëra më e vjetër në botë

Një gjilpërë 50,000 vjet e vjetër, e bërë nga ashti, është zbuluar gjatë disa gërmimeve në Siberi. E zbuluar në shpellën Denisova, një lokalitet të mirënjohur paleontologjik në Malet Altai, kjo gjilpërë ishte bërë dhe përdorur jo nga njerëzit e sotshëm, por nga Denisovanët – një specie e zhdukur e krijesave njerëzore, gjenet e të cilëve i kemi shumë prej nesh edhe sot e kësaj dite, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

“Ky është zbulimi më unik i sezonit, i cili mund të quhet sensacional”, thotë profesor Mikhail Shunkov. "Tani për tani, kjo është gjilpëra më e vjetër në botë”. Ashti, nga i cili është bërë gjilpëra, mendohet të ketë ardhur nga ndonjë shpend i madh, por shkencëtarët ende nuk e kanë zbuluar llojin e tij. 

(Kosova Sot)