Ku qëndron sekreti i suksesit të muzeve private?

  • 27 August 2016 - 13:11
Ku qëndron sekreti i suksesit të muzeve private?

Pse kaq shumë koleksionistë janë duke hapur muze këtyre ditëve? Muzetë private janë duke ndryshuar në mënyrë radikale rolin e institucioneve të artit në botë. Muzetë sikur ai “The Broad”, që është hapur nga koleksionistët miliarderë Eli dhe Edythe Broad në Los Anxheles, janë duke u hapur me të madhe sidomos në SHBA, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

Trendi i privatizimit të kulturës në tërë globin është diçka që meriton të studiohet. Në shikim të parë duket sikur kjo ka të bëjë me vullnetin e mirë të pasanikëve. Por, kur të studiohet më mirë, shihet se ata e bëjnë këtë gjë meqë më pas paguajnë më pak taksa.

Psh, koleksionisti miliarder J. Tomlinson Hill, thotë se ka hapur muze privat, meqë kështu mund të vazhdojë të kënaqet me koleksionin e tij, si dhe, në të njëjtën kohë ka lehtësime tatimore.

(Kosova Sot)