I duhet që të vrasë për hir të dashurisë

  • 27 August 2016 - 15:12
I duhet që të vrasë për hir të dashurisë

Kritikë e filmit ‘Mechanic: Resurrection’

Filmi i ofron mundësinë që ta dëshmojë edhe inteligjencën

Jason Statham kthehet në vazhdimin e filmit ‘The Mechanic’

“Dukesh më ndryshe”, i thotë një kolege e vjetër (Michelle Yeoh) që nuk e ka parë për një kohë të gjatë Arthur Bishop-in, vrasësin me pagesë  në filmin ‘Mechanic: Resurrection’. “Jam më i vjetër” i përgjigjet ai, duke e deklaruar atë që shihet qartë. Në fakt, Jason Statham jo vetëm që duket më i vjetër që nga koha kur e ka luajtur rolin e Arthur Bishop-it për herë të fundit, në vitin 2011 në filmin ‘The Mechanic’. Me flokët e prerë më shkurt sesa zakonisht, Statham duket si një makinë e vdekjes. Filmat e tij, ose së paku shumë prej tyre, përbëhen nga hakmarrja dhe gjakderdhja, një zhanër ky që i ka bërë të famshëm aktorët Steven Seagal dhe Chuck Norris. Por Statham, ndryshe nga ikonat e zhanrit, është një aktor më origjinal, me inteligjencë dhe finesë, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

Çdo gjë që bën Bishop është shumë precize

Ai shpesh është dëshmuar më i mirë se filmat në të cilët ka luajtur, ndërsa ka prekur edhe kategorinë A disa herë. Është e dyshimtë që ylli i zhanrit aksion pranë moshës 50-vjeçare të merret parasysh për rolin e James Bond-it, por do të ishte një gjë e mrekullueshme nëse ai do ta luante atë rol. ‘Mechanic: Resurrection’ është filmi që duhet të ishte pjesa e parë e tij. Bishop, tani jeton duke u fshehur në Brazil, ndërsa zbulohet nga miku-armiku i tij i vjetër i fëmijërisë Craine (Sam Hazeldine), i cili kërkon nga ai që t’i bëjë tri vrasje. Ai nuk ka dëshirë që t’i bëjë ato, por Crane e bindë atë duke e përdorur Gina-n (Jessica Alba), të cilën Bishop e kishte shpëtuar dhe ishte dashuruar në të. Ai ka menduar se e ka përfunduar karrierën e tij të vrasësit me pagesë, por tani i duhet që të vrasë për hir të dashurisë. Është kjo një pjesë e efikasitetit të filmit skenë pas skene, ndërsa Bishop bën brenda 20 minutave atë që Tom Cruise dhe shoqëria e tij nuk do të mund ta planifikonin për një orë. Në ‘Mechanic’, ekziston një skenë ku Bishop përdorë enë thithëse elektronike për të rrëshqitur drejt pishinës në kulmin e një miliarderi në Sidnei. Bishop, ndryshe nga Ethan Hunt i Cruise-it, nuk ka kontakte të shkurta ose rënie; ai është tepër burrë për gjëra të tilla. Ai e arrin pishinën e më pas e shpon një vrimë në dyshemenë e qelqtë të saj dhe e futë një kon, i cili më pas injektohet me fluid deri kur e çan qelqin. Kjo është një gjë e përkryer si një ekuacion i fizikës: Rezultati është një vrasje e një personi me të vërtetë të ligë, por ka frymën e një mashtrimi në zhanrin triler. Çdo gjë ekzekutohet në mënyrë të përkryer. Çdo gjë tjetër që bën Bishop është shumë precize. Shënjestra e tij e parë është një ushtarak afrikan që e ka barrikaduar veten në një fortesë-burg  të ngjashme me Alkatrazin. Bishop arrestohet dhe vendoset në atë burg, e pastaj ia del që ta shpëtojë jetën e ushtarakut si mënyrë për t’u ftuar në darkë te ai. Çdo gjë është e inskenuar nga ana e regjisorit Dennis Gansel me një saktësi të lidhjes së pikave. Më pas paraqitet Tommy Lee Jones, i veshur me rroba të një plejboji evropian, në rolin e shitësit të armëve.

Ai është një mekanik i vrasjes, i ikjes, i zgjuarsisë, i luftës

Pathyeshmëria e heroit është ajo gjëja që e largon një film të zhanrit aksion nga arti, por Jason Statham, nuk ka më shumë hapësirë për ndjeshmëri si një hero i video-lojës me luftë. Ai është i fortë gjatë tërë kohës, ndërsa filmi ‘Mechanic: Resurrection’ i ofron mundësinë që ta dëshmojë edhe inteligjencën. Madje edhe këtu, Statham e nxjerrë inteligjencën e tij të brendshme, ai është si një Bruce Lee i luftimit me armë automatike, që është i shpejtë në vendimmarrje, ai e përdorë armën e tij e kur i harxhohen plumbat, përdorë forcën fizike gjë që pashmangshëm çon deri te skenat shumë interesante. Në film, ai është një mekanik i vrasjes, i ikjes, i zgjuarsisë, i luftës. Ai është tepër i mirë për të qenë i vërtetë, por për këtë arsye edhe pëlqehet nga shikuesit. Do të ishte mirë që të shihet Statham në një film të kategorisë më të lartë. Deri kur të ndodhë kjo, duhet të mbetemi të kënaqur me filmin e tij më të ri ‘Mechanic: Resurrection’.

Produksioni: ‘A Summit Entertainment’,  ‘Chartoff-Winkler’, ‘Millennium Films’.  

Producentë: John Thompson, Robert Earl, David Winkler, William Chartoff.

Producentë ekzekutivë: Steven Chasman, Boaz Davidson, Frank DeMartini, Mark Gill, Avi Lerner, Brian Presley, Trevor Short.

Regjia: Dennis Gansel.

Skenari: Philip Shelby, Tony Mosher.

Kamera: Daniel Gottschalk.

Redaktorë: Michael Duthie, Todd E. Miller, Ueli Christen.

Luajnë: Jason Statham, Jessica Alba, Tommy Lee Jones, Michelle Yeoh, Sam Hazeldine, Rhatha Phongam, Natalie Burn.

Kohëzgjatja: 99 minuta.

(Kosova Sot)