Pse të mirët janë duke fituar në Hollivud

  • 28 August 2016 - 08:42
Pse të mirët janë duke fituar në Hollivud

jelljet e aktorëve James Caan, Frank Sinatra dhe Marlon Brando do t'i shkatërronin karrierat e tyre në ditët e sotme.

"Të shtiresh se je një person i këndshëm, derisa je vazhdimisht një trap në jetën reale, kërkon mendjemprehtësi më të madhe sesa që ka treguar Tatum në shumë role deri tani", ka thënë skenaristi Dana Stevens, në lidhje me aktorin Chaning Tatum,raporton gazeta Kosova Sot

Fajin e ka Tom Hanks-i. Për vite të tëra, të jesh një person i neveritshëm ishte pjesë e pandashme e të qenit aktor i kategorisë A. Ata kanë luajtur rolet, kanë pranuar pagat, e më pas gjatë kohës së lirë kanë shkaktuar probleme. Për sa kohë që filmat e tyre ishin të suksesshëm, ata pranoheshin ashtu siç ishin. Por, pastaj erdhi Hanks-i në Hollivud dhe e filloi ndryshimin. Deri në kohën kur Hollivudi e vërejti se mediet sociale luanin rol të madh për promovim të filmave, Hanks tashmë ishte duke postuar në 'Twitter', ndërsa paraqitej duke dhënë shembullin e dikujt që bën gjëra të mira, duke u shoqëruar me taksisë, duke ua kthyer paratë njerëzve të cilëve nuk u kishte pëlqyer filmi i tij dhe duke fotografuar dorëza të humbura. Dhe, tani vjen Dwayne 'The Rock' Johnson, aktori që ka fituar 57 milionë euro vitin e shkuar, që është bërë kështu aktori më i paguar i vitit 2016, derisa ka bërë veprime të këndshme. Me zgjerimin e medieve sociale, botët tona janë zmadhuar, dhe janë bërë më intime. Një yll që sillet si trap më nuk mund të fshihet pas një fytyre të bukur, jo në kohën kur nënshkrimet janë zëvendësuar nga selfie-t, dhe kërkesat për shoqërim në 'Twitter', 'Facebook' etj. Intervistat më nuk janë vetëm për revista, ato paraqiten në 'YouTube', 'Reddit' e faqe të ndryshme të internetit. 

Po lind një lëvizje e re në artin kinematografik Hugh Jackman, Chris Evans, Matt Damon dhe Johnson janë shembuj të aktorëve të këndshëm. Emrat e tyre nuk paraqiten nëpër tabloide, për shkak të veprimeve të këqija të tyre. Ata jetojnë jetë normale larg sukseseve të tyre me lidhje dhe familje stabile. Një tjetër aktor i tillë, Chris Pratt, është një ndër pararojat e kësaj lëvizjeje. Prej serisë televizive 'Parks and Recreation' ka kaluar në role kryesore si në 'Guardians of the Galaxy', 'Jurassic World', ' 'Magnificent Seven' dhe në filmin e ardhshëm 'Passengers'. Tani është në vendin e 16-të në listën e 'Forbes'-it me 29.5 milionë euro të fituara, por njihet si një djalë i sjellshëm, që rregullisht poston gjëra të mira në medie sociale, dhe që e admiron dhe respekton bashkëshorten e tij Anna Faris. "Në kohën e filmit pa zë krejt çfarë është duhur të bëhej është të shikohej drejt kamerës, por më pas dolën filmat me zë dhe njerëzit e krahasonin zërin me fytyrën, dhe disa aktorë dështuan në atë periudhë", ka thënë Pratt. "Por, nëse kishe zë dhe fytyrë të duhur, mund të bëheshe yll i madh. Mund të ishe një trap i vërtetë, të përdorje drogë, të rrihje femra. Jeta private nuk ishte pjesë e asaj, krejt çfarë kishte rëndësi ishte dukja dhe zëri si dhe personazhi të cilin e luaje. Ata të vlerësonin duke u bazuar në personazh. Por, sot në vend të parë ka dalë një gjë e tretë, e cila ka të bëjë me faktin se kush je. Çfarë është personaliteti yt? A je një njeri i ndershëm? Si i jep intervistat? Sa shumë tregon për veten? Ky është transicioni që duhet ta bëjnë njerëzit. Shihen aktorët që kanë reputacion të keq, që i trajtojnë keq njerëzit, dhe nuk kalojnë mirë me kolegët e tyre. Ata më pas nuk angazhohen në filma", ka shtuar ai. Nëse i shikojmë yjet që nuk kanë punuar për një kohë, vërehet se çfarë ka dashur që të thotë ai. 

Publiku dhe jeta private Jo të gjithë janë në gjendje që të tregojnë gjëra personale më medie sociale, për një pjesë për shkak të kontrollit, por gjithashtu edhe për shkak se nuk mund ta mbash përgjithmonë të fshehtë mungesën e personalitetit. Sjelljet e aktorëve James Caan, Frank Sinatra dhe Marlon Brando do t'i shkatërronin karrierat e tyre në ditët e sotme. "Të shtiresh se je një person i këndshëm derisa je vazhdimisht një trap në jetën reale kërkon mendjemprehtësi më të madhe sesa që ka treguar Tatum në shumë role deri tani", ka thënë skenaristi Dana Stevens, në lidhje me aktorin Chaning Tatum. Në njërën ndër intervistat më të mira të dhjetë viteve të fundit, Tatum që ende nuk ishte bërë i famshëm e kishte marrë gazetaren Jessica Pressler të revistës 'GQ' në një udhë- tim të shkurtë. Ajo e përshkruan atë duke thënë: "Në jetën reale ai është sikur një lodër e madhe nga plishi". Që nga ajo intervistë, karriera e tij është bërë gjithnjë e më e suksesshme, dhe atë si komik, në vend të një shpirti të torturuar. Fansat dhe audiencat kanë parë mjaft shpirtra të torturuar: Tani ata dëshirojnë të shohin aktorë me shije për humor dhe që e pranojnë me thjeshtësi fatin e tyre të mirë. Por, aktori ka nevojë që ta gjejë llojin e duhur të filmit, gjë që është më lehtë të thuhet sesa të bëhet. 'Magic Mike XXL' është një film me aktorë të këndshëm, një përzierje mes filmave 'The Hangover' dhe 'Pitch Perfect 2'. Personazhi i tij u Mike-ut dhe shokët e tij që bëjnë striptiz, bëjnë një film që bën fjalë për zhveshjen në një nderim të miqë- sisë, argëtimit dhe humorit, ndërsa të gjitha këto bëhen duke i trajtuar mirë njerëzit. 

(Kosova Sot)