Ermonela Jaho çon në këmbë Madridin (Foto)

  • 26 September 2016 - 10:42
Ermonela Jaho çon në këmbë Madridin (Foto)

Mburret për përkatësinë e saj etnike, është krenare me të qenit shqiptare dhe këtë e shpreh edhe në skenë përmes simboleve kombëtare.

Është kjo Ermonela Jaho e cila mbrëmë në Teatrin Mbretëror të Spanjës ka bërë me duar simbolin e shqiponjes teksa ka interpetuar rolin e saj në skenë përkrah artistit, Gregory Kunde si Otello.

Desdemona shqiptare për disa sekonda ka marr pamjen figurative të shkabës shqiptare, në shfaqjen e cila u ndoq me interesim të jashtëzakonshëm në mbarë Spanjën dhe më gjerë përmes transmetimit të drejtpërdrejtë. Në vijim janë fotot dhe video nga ky moment.

Ambasadorja e kulturës shqiptare me talentin e saj të jashtëzakonshëm po i bën nder të gjithë shqiptarëve duke përfaqësuar denjësisht kombin në skenat operistike ndërkombëtare.
Ajo me potencën vokale dhe me intepretimin briliant ka lënë gojëhapur publikun si një artiste e vërtetë e mishëruar me rolin e saj duke ofruar emocione të papërshkruara.

Mediet spanjolle e quajnë sopranon një artiste në rritje e cila po shkëlqen në skena botërore, e fuqishme për role si ky i Desdemonës.

Shfaqja u ndoq edhe nga Mbreti Filipe i VI dhe Mbretëresha Leticia në Spanjë një foto me të cilët e publikoi sopranoja shqiptare menjëherë pas shfaqjes duke shfaqur kujtimet e saj të mira.

Ermonela Jaho dhe Gregory Kunde sollën në skenë historinë e çiftit të veprës së famshme të Shekspirit pasi Teatri Mbretëror i Spanjës që nga nëntori i vitit 1999, nuk ka parë askë ta sjellë shpirtin e Xhyzepe Verdit në skenë.

Jaho pak kohë më parë performoi edhe në koncertin e madh në Romë për nder të Shenjtërimit të Nënës Terezë. Sopranoja shqiptare a kaluar verën e këtij viti duke luajtur në “La Traviata” dhe përkrah Placido Domingos.

Aktiviteti i saj i parë ka qenë koncerti në Mantova. Më pas kanë qenë një sërë koncertesh, në akademinë “S. Cecilia”, konkurset, opera e parë “Cenerentola”, nga Rossini, “L’amico Fritz” nga Mascagni, e shumë personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj, shkruan kultplus. Ka interpretuar në teatrot “Aligheri”, Ravena, “Piçolo”, Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore. Bashkëpunimet kanë qenë edhe me televizionin italin RAI, Mondovisione, BBC etj.

(Kosova Sot)