Rrëfimi për gruan që bëhet viktimë e linçimit

  • 26 September 2016 - 14:07
Rrëfimi për gruan që bëhet viktimë e linçimit

Julia Roberts pritet ta luajë rolin e Kelli Peters-it në filmin “Framed”, që është i bazuar në librin e shkruar Sam Rule dhe Kelli Peters, “‘I’ll Get You!’ Drugs, Lies, and the Terrorizing of a PTA Mom”. Peters ka qenë subjekt i serisë televizive me gjashtë pjesë të shkruar nga skenaristi Christopher Goffard. Jeta e saj për pak sa nuk ishte shkatërruar pasi që ishte akuzuar për përdorim dhe transportim të drogës nga prindërit e një fëmije që shkonte në shkollë bashkë me vajzën e saj, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

Prindërit - Jill dhe Kent Easter – kishin vendosur drogë të llojeve të ndryshme në veturën e Peters-it si pjesë e një kampanje që për qëllim kishte linçimin e presidentes së shoqatës së prindërve dhe mësimdhënësve si dhe shkatërrimin e reputacionit të saj.

Ky rol pritet t’i ndihmojë aktores në fuqizimin e karrierës së saj, ngjashëm me rolet që i ka luajtur së fundmi në filmat “Mother’s Day” dhe “Wonder”.  

(Kosova Sot)