ASHAK mban mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Gjelosh Gjokajt

  • 27 September 2016 - 10:46
ASHAK mban mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Gjelosh Gjokajt

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës do të mbajë mbledhje komemorative me rastin vdekjes së piktorit Gjelosh Gjokajt.

Në njoftimin për media thuhet se vdekja e Gjelosh Gjokajt është humbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, për Akademinë dhe për kulturën dhe artin shqiptar në veçanti dhe atë evropian në tërësi.

Gjelosh Gjokaj lindi në Milesh të Malësisë së madhe (Mal të Zi), më 1933. Ishte pionier i grafikës moderne shqiptare dhe që nga vitet e 60-ta, themeloi Degën e Grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Si piktor me stil të veçantë artistik hapi rreth dyzetë ekspozita personale dhe mori pjesë në qindra ekspozita kolektive në vend dhe në botën e jashtme. Veprat e tij janë të ekspozuara në shumë muze dhe galeri të qendrave europiane dhe botërore.

Gjokaj la pas veti një opus të gjerë të krijimtarisë së tij në pikturë, grafikë dhe vizatim. Për veprat e tij u shkruan qindra kritika dhe u botuan shumë monografi, ndër to edhe botimi i veçantë i ASHAK Gjelosh Gjokaj-Monografi, 2014. Për kontributin në fushën a artit mori edhe shumë shpërblime me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.

Gjelosh Gjokaj u zgjodh anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në vitin 1966.

(Kosova Sot)