Historia tragjike e shqiptarëve të Otrantos, në Sarajevë (Viideo)

  • 28 September 2016 - 15:42
Historia tragjike e shqiptarëve të Otrantos, në Sarajevë (Viideo)

Hersiana Matmuja dhe Mario Daniele do të vënë në skenën e teatrit të Sarajevës historinë e anijes e mbytur me shqiptarë me 28 mars të vitit 1997.

Me anë të melodisë, do të përcillet historia e trishtë e 57 shqiptarëve që humbën jetën në Tragjedinë e Otrantos.

Gjithçka do të ndodhë në kuadër të MESS – Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove në Sarajevë, në edicionin e tij të 56-të, bën të ditur atsh. Edicioni nis me 30 shtator e zgjatë deri me 9 tetor.

Pjesë e kësaj performance do të jetë edhe Grupi Polifonik Shqiptar i përbërë nga Nazo Çelaj, Valter Hodo, Sali Brahimaj, Nikolin Likaj dhe Meleq Çela.

Muzika e “Katër i Radës” është krijuar nga Admir Shkurtaj, ndërsa vjen në Sarajevë me regjinë e Salvatore Tramacere dhe libretto të Alessandro Leogrande.

Hersiana Matmuja është sopranoja nga Shqipëria e cila njihet për performancat e saj edhe operistike në Itali, ku jeton e punon prej kohësh. Në këtë skenë të Sarajevës, Matmuja vjen si pjesë e Cantieri Teatrali Koreja, një qendër e prodhimit teatror.

Ajo e ka bërë të ditur këtë pjesëmarrje në rrjetin social të facebook ku ka publikuar dhe një video prezantuese.

(Kosova Sot)