Çmimet, mjet për të shpërblyer militantët

  • 29 September 2016 - 08:24
Çmimet, mjet për të shpërblyer militantët

Duhet sa më parë mbledhja e lëndës në terren, e cila dita- ditës po zhduket.

"Çmimi mund të jetë një element motivues, megjithatë unë mendoj se puna më e madhe qëndron në krijimin e kushteve më të mira nga ana e institucioneve shtetërore, për t'iu mundësuar njerëzve vullnetmirë të kontribuojnë sa më shumë në fushën e trashëgimisë kulturore, qoftë në mbledhjen, studimin, regjistrimin dhe prezantimin e vlerave tona materiale shpirtërore", ka thënë Lajçi për "Kosova Sot",raporton Gazeta Kosova Sot

Vendimi i Ministrisë së Kulturës për të themeluar Çmimin Kombëtar Vjetor për trashëgiminë ka surprizuar para së gjithash njerëzit e kësaj fushe. Ky vendim është komentuar në mënyra të ndryshme nga ekspertë të trashëgimisë, sipas së cilëve, pavarë- sisht eksperiencave të tilla që zbatojnë edhe vendet e tjera, ajo që brengos më së shumti është gjendja e trashëgimisë kulturore në vend. Mbi të gjitha, ekspertët porosisin që këto çmime të mos përdoren për qëllim politike, por të jenë një shtytje e fortë në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin trashëgimisë. 

Të mos shpërblehen jomeritorët Në një prononcim për "Kosova Sot", etnologu Bashkim Lajçi ka thënë se një praktikë të njëjtë e kanë edhe të tjerët, por, sipas tij, e mira do të ishte që këto çmime të mos keqpërdoren dhe të mos politizohen duke ua ndarë njerëzve jomeritorë, por të jenë çmime me integritet, inspiruese dhe vlerësuese për rezultatet e arritura në fushën e trashëgimisë. "Çmimi mund të jetë një element motivues, megjithatë unë mendoj se puna më e madhe qëndron në krijimin e kushteve më të mira nga ana e institucioneve shtetërore, për t'iu mundësuar njerëzve vullnetmirë të kontribuojnë sa më shumë në fushën e trashëgimisë kulturore, qoftë në mbledhjen, studimin, regjistrimin dhe prezantimin e vlerave tona materiale shpirtërore", ka thënë Lajçi për "Kosova Sot". Ndërsa i pyetur rreth punës që po bën MKRS-ja rreth trashëgimisë, ai ka thënë se gjatë rrugëtimit të vet kjo ministri, herë më shumë e herë më pak, por asnjëherë mjaftueshëm, ka bërë disa lëvizje në fushën e trashëgimisë kulturore. Sipas Lajçit, të gjitha këto lëvizje nuk janë të mjaftueshme për të pasur një gjendje më të kënaqshme të kësaj fushe."Kur këtë e them, në radhë të parë mendoj në mbledhjen e lëndës në terren, e cila dita-ditës po zhduket, pastaj regjistrimin, mbrojtjen dhe prezantimin sa më të mirë të këtyre vlerave, sigurimin e kuadrit përkatës në fusha te caktuara, në zgjerimin e rrjetit të muzeve etj. Mendoj se duhet bërë më shume në këtë drejtim", ka thënë ai.

Gjendja jo e mirë në terren Ndërsa, për Ylber Vokshin, ekspert në fushën e trashëgimisë monumentale, ka thënë se duke marrë në konsideratë qëllimet e mira të Ministrisë për Mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, që duhej përkrahur pa rezervë në rrethanat normale, ajo që brengos është gjendja reale në fushën e trashëgimisë në vitet e pasluftës në Kosovë. Detyra primare e MKRS-së, sipas Vokshit, duhej të ishte trajtimi serioz i kësaj fushe, gjegjësisht krijimi i kushteve për të funksionuar kjo fushë në mënyrë të mirëfilltë, pastaj edhe metoda e stimulimit duhej të ishte rezultat i angazhimit profesional të individëve të caktuar të cilët edhe munden të shpërblehen. "Kjo formë e punës nuk ka ndodhur deri më tani prandaj e kemi situatën e tillë në fushën e trashëgimisë ku pos tjerash ende po veprojmë me lista të përkohshme të objekteve të trashëgimisë", ka pohuar Vokshi, duke vazhduar se MKRS-ja së pari duhet "luftuar" për t'i siguruar trashëgimisë vendin që i takon asaj në hierarkinë shtetërore, me trajtim dinjitoz të punësuarve, me paga korrekte, me kushte optimale për veprimtari vepruese dhe hulumtuese. "Pastaj edhe shpërblimet do të ishin të mirëseardhura, kështu dyshoj që munden me qenë motivuese, por vetëm minimum përmirësuese të standardit jetësor të varfër, të atyre që janë të detyruar të merren me trashëgiminë kulturore, e cila aspak nuk vlerësohet nga vendimmarrësit tanë", ka pohuar eksperti Vokshi. Ai ka thënë se në kohën kur të tjerët me të gjitha mjetet vazhdimisht po luftojnë në të gjitha instancat ndërkombëtare të mohojnë qenien dhe ekzistencën tonë si shtet, si ishte rasti me pranimin në UNESCO apo ajo ekspozita në Paris, befason, sipas tij, neglizhenca e MKRS-së se si aspak nuk ka ndryshuar menaxhimin dhe mbështetjen e fushës së trashëgimisë kulturore në vend."Urgjent duhet ndryshuar rrënjësisht këtë qasje të gabuar, me rritjen e buxhetit shtetërorë dhe angazhimin e të gjithë atyre që munden të kontribuojnë në këtë fushë, numri i ë cilëve nuk duhej të ishte i vogël, duke marrë parasysh institucionet dhe individët e shumtë që kemi", ka pohuar Vokshi, duke shtuar se Kosova në fushën e trashëgimisë ka shumë çka t'i ofrojë botës, vetëm duhet punë dhe angazhim profesional gjithëpërfshirës, i cili ka munguar deri me tani falë fajit tonë, e jo me disa shpërblime me vlera simbolike të kamuflojë mos punën e vet 17-vjeçare.

(Kosova Sot)