Artistja Silva Agostini vjen me ekspozitë personale

  • 29 September 2016 - 13:42
Artistja Silva Agostini vjen me ekspozitë personale

Galeria “MIZA” kësaj radhe do të mirëpresë ekspozitën personale të artistes Silva Agostini. Në ekspozitën e saj të cilën Agostini e ka quajtur "Forms of Presence", artistja shqiptare e vendosur në Berlin do të prezantojë dy vepra video dhe një seri fotografike, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

Veprat e saj krijojnë një terren të përbashkët për të reflektuar mbi gjendjen njerëzore. Përmes koreografisë, materialeve të gjetura dhe vrojtimeve dokumentare, ajo parashtron pyetje rreth potencialit njerëzor dhe kufizimeve të tij.

Ekspozita do të hapet më 30 shtator, në ora 20:00, në Galerinë “MIZA”, në Tiranë.

(Kosova Sot)