Shane Richie në shfaqjen “Not Dead Enough”

  • 01 October 2016 - 22:24
Shane Richie në shfaqjen “Not Dead Enough”

Aktori i serisë “EastEnders” do t’i bashkohet Laura Whitmore-it në një turne britanike.

Shane Richie paraqitet në rolin e Roy Grace-it në premierën botërore të shfaqjes së Peter James-it, me titull “Not Dead Enough”,transmeton gazeta Kosova Sot.

Kjo shfaqje është një mister i vrasjes rreth Brian Bishopit, i cili pretendon se ishte 60 milje larg, në shtrat, natën kur u vra gruaja e tij. Grace dërgohet që ta hetojë këtë vrasje.

Richie do t’i bashkohet aktores Laura Whitmore në turneun në Dartford, Milton Kejnes, Uoking, Brajton, Malvern, Bristol, Sauthempton, Riçmond, Njukestëll, Koventri, Glasgou dhe Kanterbjuri.

Ky produksion do të shkojë edhe në Dublin, Edinburg, Northampton, Shrusbjuri, Kembrixh, Mançester, etj.

Richie luante rolin e Alfie Moon-it në serinë “EastEnders”, derisa shfaqja “Not Dead Enough” bazohet në një roman të botuar në vitin 2007.

(Kosova Sot)