Përfundimisht një rol i ri për Charlie Sheen-in

  • 01 October 2016 - 22:26
Përfundimisht një rol i ri për Charlie Sheen-in

Nga Hollivudi arrijnë lajme se është në përgatitje e sipër komedia "Mad Families", me regji të Fred Wolfit, i cili bashkë me David Spade-in ka bërë edhe skenarin e këtij filmi. Si pjesë e ekipit të aktorëve do të paraqitet edhe Charlie Sheen, gjë që do të shënojë kthimin e tij në ekranet e vogla. Përpos tij, në këtë film do të luajnë edhe Leah Remini dhe Naya Rivera,transmeton gazeta Kosova Sot.

Ngjarja e kësaj komedie përcjell Charlie Jones-in (Charlie Sheen), njeriut me zemër të artë dhe me një pikëpamje unike ndaj botës. Më pas, janë përfshirë tri familje: njëra latine, tjetra afrikano-amerikane dhe e treta një familje e bardhë, të cilat do ta ndajnë hapësirën për kamping gjatë fundjavës së 4 korrikut.

(Kosova Sot)