Kush do ta fitojë ‘Nobelin’ në letërsi?

  • 01 October 2016 - 22:27
Kush do ta fitojë ‘Nobelin’ në letërsi?

Emri i fituesit të sivjetmë të çmimit ‘Nobel’ do të bëhet i ditur më 13 tetor, një javë më vonë sesa viteve paraprake, ka bërë me dije paneli i ‘Nobelit’, i cili e ndan këtë çmim prestigjioz,transmeton gazeta Kosova Sot.

Data e publikimit të fituesit është konfirmuar edhe nga akademia mbretërore suedeze, Per Vastberg. Është zakon që çmimi ‘Nobel’ për letërsi të publikohet javën e njëjtë si edhe çmimet e tjera ‘Nobel’, publikimi i të cilave është paralajmëruar për javën e ardhshme. Shtyrja e publikimit të emrit të fituesit është bërë për shkak të obligimeve të akademisë. Më së shumti gjasa për të fituar ka shkrimtari japonez  Haruki Murakami. Ndër të preferuarit e tjerë janë edhe poeti sirian,  Adonis dhe shkrimtari kenian, Ngugi va Tiongo, por edhe shkrimtarët amerikanë Don DeLillo, Philip Roth dhe Joyce Carol Oates.

(Kosova Sot)