Për disa njerëz, ai është një lloj feje

  • 19 February 2017 - 17:43
Për disa njerëz, ai është një lloj feje

AKTORI DENZEL WASHINGTON RRËFEN PËR FËMIJËRINË E TIJ TË VËSHTIRË

Në Nju-Jork ekziston një shkollë fillore që mban emrin e tij

Washington tensionohet, kur tentojnë ta bëjnë që të flasë rreth pikëpamjeve të tij politike

Denzel Washington ishte në skenë javën e kaluar në Teatrin Nacional, duke promovuar filmin e tij të ri, "Fences". Denzel, sikur që e njohim të gjithë ne, pa pasur nevojë për mbiemër, është një yll "bona fide". Tani 62-vjeçar, ai i përket gjeneratës midis Harrison Fordit dhe George Clooney-it - bashkëkohanikët e tij përfshijnë aktorët Bruce Willis dhe Michael Keaton, aktorë të shkëlqyeshëm të cilët, megjithatë, i takojnë një kategorie krejt të ndryshme me atë të Washingtonit. Edhe pse ndonjëherë duket se Washington është duke shkuar hapave të Sidney Poitierit (ai ishte aktori i dytë zezak, pas Poitierit, që mori shpërblimin Oskar në kategorinë e aktorit më të mirë), karriera e tij në fakt është më e ngjashme me atë të aktorëve Robert De Niro, Clark Gable, etj. Në Nju Jork ekziston një shkollë fillore që mban emrin e tij. Dhjetë vjet më parë, gueriljet kolumbiane FARC deklaruan se ata do t'i lironin tri pengjet që i mbanin, vetëm nëse Washington do të ishte negociatori i tyre. Denzel Washington nuk është në fakt aktor, as regjisor. Për disa njerëz, ai është një lloj feje. Prandaj, mund ta pyesni veten, çka është duke bërë ai në hotelin 'Corinthia' të Londrës, duke dhënë një intervistë?

FLET PËR FAMILJEN

"Ç'lloj i babait jam unë?", përsëritë ai, disi i zënë ngushtë. "Duhet t'i pyesni fëmijët e mi". Washington ka dy djem dhe dy vajza me gruan Pauletta Pearson, me të cilën u martua 34 vjet më parë, para se ta fillonte karrierën e aktrimit. "Do t'ua them këtë", vazhdon ai. "Të katër fëmijët e mi kanë mbaruar fakultetin. Vajza ime e madhe është ndihmës producente e këtij filmi. Djali im i madh ka luajtur në Ligën kombëtare të futbollit, tani ai ka një emision në TV. Vajza ime sapo pati një film në Festivalin e filmit "Sundance" dhe tani do të luajë në një film tjetër. Djali im i vogël ka bërë masterin në regji, në Institutin Amerikan të Filmit dhe sapo ka mbaruar së punuari për Spike Lee. Prandaj, nuk mburrem dhe nuk dua të them se çfarë babai jam. Por, një gjë është e sigurt, nëna e tyre e ka meritën për këtë. Unë vetëm mundohem ta jap kontributin tim" Kjo pyetje iu bë atij meqë filmi "Fences", që më parë ishte dramë e dramaturgut amerikan August Wilson, rrëfen për Troy Maxon, një koleksionues të mbeturinave në Pitsburg, të cilit për pak i kishte ikur një karrierë në bejsboll, e më pas kishte qëndruar në burg. Ai, nga ana e tij, shtypë shpresat e djemve të tij. Në një moment kritik në ngjarje, Troy - rol që luhet nga Washington - tregon se nuk di të lexojë. Kjo, pak a shumë, ishte e vërtetë edhe sa i përket të atit të Washingtonit, gjë që ai e ka theksuar në disa raste. Por, ai ngutet dhe thotë se i ati i tij ishte 'xhentëlmen'. Edhe pse ai kishte ambicie të vogla për të birin - ai mendonte se Denzel mund të punësohej në departamentin e ujit, sikur ai - "ai nuk ishte aspak i ngjashëm me Troyn". Rëndësia e edukimit ishte mbjellë te Denzeli nga e ëma e tij, e cila e kishte regjistruar në një shkollë private të mesme, për shkak, sikur që thotë ai, "kisha filluar të kisha probleme në rrugë". Tre miqtë e mi më të afërt qëndruan 40 - 50 vjet në burg", thotë Washington edhe pse refuzon që të tregojë natyrën e krimeve të tyre.

E LEXON GAZETËN NGA FAQJA E PARË TEK E FUNDIT

Ai buzëqesh. "Nëna ime shihte ku isha duke shkuar dhe më nxori nga ai rreth, duke më vënë në të njëjtën shkollë me ca fëmijë me të vërtetë të çmendur, të bardhë, të cilët ishin të varurit e vërtetë nga droga, meqë ata kishin para". Mësuesi i cili atij i kishte dhënë anglisht në klasën e nëntë, e detyronte Washingtonin që ta lexonte gazetën "New York Times" nga faqja e parë deri te faqja e fundit, gjë që tani i është bërë shprehi dhe e praktikon ende. Washington tensionohet kur tentojnë ta bëjnë që të flasë rreth pikëpamjeve të tij politike. Rreth dy vjet më parë, kur Washington kishte mbushur të 60-tat, e veja e August Wilsonit i ishte afruar dhe e kishte pyetur nëse do ta merrte "ciklin shekullor" të Wilsonit, një seri të famshme të përbërë nga dhjetë shfaqje rreth jetës së amerikanëve me ngjyrë në veri, ku secili prej tyre është i vendosur në një dekadë të ndryshme të shekullit XX. Wilson kishte vdekur në vitin 2005 dhe Washington e kishte takuar atë pak kohë para se të vdiste, në një ditë me shi në Sietëll, kur kishin diskutuar mundësinë që Wilson ta shkruante një shfaqje për të, gjë që ai kurrë nuk e bëri. Pas vdekjes së Wilsonit, Washington luajti rolin e Troy-it në shfaqjen "Fences" në Broduej. Ai më pas bëri një marrëveshje me rrjetin TV "HBO", që të filmonte edhe nëntë shfaqjet e tjera.  
 

(Kosova Sot)