Kritikë ndaj sistemit shkollor amerikan

  • 19 February 2017 - 17:46
Kritikë ndaj sistemit shkollor amerikan

KRITIKË E FILMIT "FIST FIGHT"

Komedia e konsideron arsimimin e obligueshëm si shaka dhe dhunën si mënyrë të arsyeshme për zgjidhjen e problemeve

Aktorët Charlie Day dhe Ice Cube e japin kontributin e tyre për zvogëlimin e koeficientit të inteligjencës të shikuesve amerikanë me këtë film, i cili është për çdo kritikë

Është dita e fundit e shkollës në "Roosevelt High" dhe dy profesorë të pakënaqur vendosin që të shkatërronin çdo gjë, pasi që të binte zilja përfundimtare në "Fist Fight", një arsyetim qesharak për një komedi, e cila e konsideron arsimimin e obligueshëm si shaka dhe dhunën e konsideron si mënyrë të arsyeshme për zgjidhjen e problemeve. Me fjalë të tjera, ky film është tërësisht i kalibruar për kohën në të cilën jetojmë, duke dekurajuar të gjithë ata që kanë ndërmend ta kryejnë shkollën. Nëse dëgjoni me vëmendje, mund t'i dëgjoni qelizat tuaja të trurit duke vdekur gjatë shikimit të filmit "Fist Fight", agjenda kryesore e të cilit duket të jetë një zemërim sa më i pakontrolluar në "Roosevelt". Anarkia tanimë mbizotëron kur mësuesi idealist anglez, Andy Campbell (Charlie Day), vjen në konvikt, për të zbuluar gjendjen kaotike aty.

STUDENTËT E PAPJEKUR 

Pasi që sheh zellin e studentëve për të bërë shaka të pakripa, Campbell pyet: "Pse ata nuk janë aq ambiciozë në bërjen e detyrave të tyre"? Edhe pse përgjigja është e qartë: aktorët e rinj vetëm thonë atë që ua kanë vënë në gojë skenaristët Van Robichaux dhe Evan Susser, intelekti i tyre i përgjithshëm ende nuk ka tejkaluar atë të shkollës së mesme, ku profesoreshat ende i shohin si objekte të seksit (Christina Hendricks mishëron idenë e tyre për arsimtaren e bukur franceze). Fjala e ndyrë që në anglisht fillon me 'f', është shumë e përdorur në këtë film, i cili fëmijët i paraqet si të parespekt, trafikues të drogës, masturbues kronikë, etj. Ice Cube paraqitet në rolin e Stricklandit, një personi të ashpër me mjekrën me majë, i cili vishet në mënyrë të çuditshme. Kur studentët nuk janë të disiplinuar, profesorëve iu duhet që ta mbështesin njëri-tjetrin edhe pse Campbell cakton një vijë në një incident në të cilin merr pjesë në një klasë, kur kolegu i tij i zemëruar vepron ndaj një studenti tepër problematik (Austin Zajur, "Delinquent") duke marrë sakicën nga kutia e emergjencës dhe, me të, e copë- ton tavolinën e tij. Është e qartë se, për zyrtaren e lartë të Departamentit të edukimit, Betsy DeVos, ka gjëra tjera për t'u shqetësuar më shumë në edukimin në shkollat publike amerikane. Në atë që duket sikur kritikë ndaj sistemit shkollor amerikan, pa fonde të mjaftueshme, regjisorët përfshijnë një komplot, në të cilin drejtori i shkollës (Dean Norris nga "Breaking Bad") e ka zgjedhur ditën e fundit të shkollës për ta hequr qafe pjesën më të madhe të stafit. Duke pasur frikë për vendin e vet të punës, Campbell i bashkohet Stricklandit (është e pabesueshme se sa shumë klishe janë huazuar nga filmat me burgje) dhe, në këmbim, personazhi që luhet nga Ice Cube - i cili përshtatet me stereotipin njëdimensional afrikan-amerikan - sfidon kolegun e tij të bardhë që të rriheshin me boksa, në parkingun prapa shkollës.

HUMORI I PAPËRSHTATSHËM

Campbell nuk e ka idenë se si ta menaxhojë këtë rrezik: ai nuk arrin askund me rojën e sigurisë (Kumail Nanjiani) dhe përqeshet nga operatori i emergjencës, prandaj kërkon këshillë nga këshilltarja e shkollës, Holly (Jillian Bell), e cila është më e shqetësuar duke treguar sesi kishte lakmuar penisin e një studenti, sesa që të ofrojë ndonjë ndihmë konkrete. Kjo është një linjë tërësisht e papërshtatshme e humorit. Po ashtu, i paeksploruar deri në fund është edhe Tracy Morgan, i cili paraqitet në rolin e trajnerit Crawford, mbrojtësit krenar të shkollës. Në rolin e tij të parë filmik që nga aksidenti, Morgan thjesht është aty që të shërbejë si thes për idetë e këqija të Campbellit. Përkundër të gjitha vështirësive të tij, Day ia arrin që të mbetet karakteri më simpatik edhe kur iu kthehet praktikave më pak sportive: kur përpiqet që të fusë drogë në klasën e Strickland-it. Premisa e filmit është se, njerëzit si ai, munden në fakt të përfitojnë nga një luftë e mirë dhe se keqtrajtimi duhet të konfrontohet me të gjitha mjetet. Por, filozofia kryesore e filmit "Fist Fight's" është tërësisht e gabuar. Humori i tij rrjedh nga mirëpritja e sjelljeve të pahijshme në shkollë, si dhe duke lejuar konfliktin që të eskalojë jashtë çdo ekstremi të arsyeshëm.  
 

(Kosova Sot)