Dhjetë filmat më të mirë të Festivalit të filmit në Berlin

  • 21 February 2017 - 16:55
Dhjetë filmat më të mirë të Festivalit të filmit në Berlin

NUK MUNGOJNË BEFASITË NË KINEMATOGRAFI
Realizime të mira vijnë edhe nga kontinenti afrikan, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

'The Dinner' Dy çifte mblidhen që të hanë në njërin nga ato lokalet me kuzhinë "të çmendur", që gjenden në restorantet postmoderne, kur sistemi i ngrohjes bie poshtë dhe në pah del e vërteta toksike. Ky është një format dramatik, i cili i ka rrënjët deri te filmi "Who's Afraid of Virginia Woolf?", megjithatë adaptimi filmik i Oren Movermanit, i librit të Herman Kochut, është shumë më shumë sesa aktrimi i ekipit të tij. Rolet kryesore i luajnë Steve Coogan dhe Richard Gere.

Image

'Final Portrait' Është viti 1964 dhe Alberto Giacometti (Geoffrey Rush), i famshëm për skulpturat e tij të holla, të cilat duken sikur të kishin duruar urie, ofrohet që ta bëjë portretin e mikut të tij James Lord (Armie Hammer), shkrimtar dhe kritik i artit. Për dy javë, Lord shkon në studion e Giacometti-t në Paris dhe, pak a shumë, ky është i tërë filmi. Filmi është portret i artistit derisa plaket, gjë që është bërë me mjaft sukses. 

Image

'Return to Montauk' Në moshën 77-vjeçare, regjisori Volker Schlöndorff ("The Tin Drum") ka bërë diçka sa të pabesueshme, po aq edhe të këndshme: Ai ka bërë versionin e tij të një filmi jetësor - që rezulton me një film me aq shpirt të madh, saqë nuk e kemi parë për një kohë të gjatë. Në rolin e Max-it, një romancieri të famshëm i cili arrin në Nju-Jork për ta promovuar kryeveprën e tij më të re, Stellan Skarsgård duket ta luajë një të rritur me prirje filozofike, por në fakt, personazhi i tij është një adoleshent i pazhvilluar, i cili e tradhton gruan.

Image

'In the Intense Now' Në këtë meditim dokumentar rezonues dhe tepër personal, regjisori brazilian João Moreira Salles, gërsheton tri kryengritje të rëndësishme politike të fundit të viteve'60: kryengritjen e Parisit, të majit të vitit 1968; invadimin sovjetik në Çekosllovaki, i cili shtypi pranverën e Pragës, si dhe ngritjen e Revolucionit kulturor në Kinë. 

Image

'The Trial: The State of Russia vs Oleg Sentsov' Regjimi i Vladimir Putinit, përkundër asaj se, kohëve të fundit, ka qenë shumë i pranishëm në medie, ka një shtypje më të madhe të lirisë sesa që mund ta marrim me mend. Kjo është ajo që e bën filmin e Askold Kurovkit të guximshëm dhe aq vital. Ky film flet rreth asaj çka i ndodhi regjisorit të njohur ukrainas, Oleg Sentsov, pasi që ai doli publikisht duke kritikuar aneksimin e Krimesë. Ai u arrestua dhe u akuzua për terrorizëm, në mënyrë që të bëhej shembull për të tjerët

Image

'A Fantastic Woman' Bëhet fjalë për një film në gjuhë të huaj, që vjen nga Kili. Me një performancë të mahnitshme nga aktorja transseksuale Daniela Vega, ky film mund të jetë studimi më i mirë i diskriminimit social dhe institucional, me të cilin ballafaqohen transseksualët, që nga filmi "Boys Don't Cry". 

Image

'The Party' Këtë vit, në "Berlinale" ka pasur shumë filma që i ka karakterizuar një gjë e përbashkët: gjatësia e tyre e madhe. Prandaj, ishte kënaqësi që ta shihje filmin 70 minutësh të Sally Potterit, i cili flet për një politikane britanike (Kristin Scott Thomas) jeta e të cilës shkatërrohet mbrëmjen, kur feston të arriturën më të madhe në karrierë. 

Image

'On the Beach at Night Alone' Edhe një herë, regjisori i njohur korean Hong Sang-soo vjen me një film plot dashuri, vetmi dhe përjetime tjera të forta, derisa aktorja e famshme (Kim Minhee) përpiqet që ta gjejë veten, së pari në Evropë, e më pas edhe në shtëpi, pas një ndarjeje nga një doktor i martuar. 

Image

'Felicite' Kinemaja afrikane vazhdon që të mos jetë sa duhet e prezantuar në festivalet e filmit, por në Berlin kemi parë filmin e regjisorit francez-senegalez, Alain Gomis, i cili me filmin e tij të dytë na ofron portretin e varfërisë dhe poezisë në rrugët e Kinshasës.

Image

'Animals' Njëra ndër befasitë më të këndshme në programin e Forumit këtë vit, ishte komedia martesore nga regjisori Greg Zglinski, në të cilin një çift australian humbë të gjitha kujtimet për vetveten, në një pjesë rurale të Zvicrës. Ky film mund të krahasohet me veprat e regjisorit grek Yorgos Lanthimos. 

(Kosova Sot)