Kosova në "Salon du livre" në Paris

  • 27 March 2017 - 08:32
Kosova në

Pas Parisit, vendi ynë prezantohet edhe në Panairin e Librit në Frankfurt .

"Njohja mes kulturave natyrisht se është njëra anë e medaljes, por edhe ofrimi i cilësisë së librit nga letërsia shqipe për kultura të tjera evropiane ia shton dita-ditës begrandin kësaj letërsie. Edhe shtëpitë botuese pjesëmarrëse janë si të tilla serioze, andaj mendoj se justifikojnë pjesëmarrjen në të tilla evenimente për librin dhe rreth librit", ka thënë Halili.

Kosova po merr pjesë për herë të dytë në Panairin e Librit në Parisë, "Salon du livre", një nga panairet më të mëdha dhe më prestigjioze në botë. Kosova merr pjesë për herë të dytë, për të dëshmuar lidhjet emocionale që ka me letërsinë franceze dhe imazhin që duhet ndërtuar me këtë qendër të madhe kulturore. Shoqata e Botuesve të Kosovës, e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës me 6.000 euro, është prezantuar me botimet e 30 botuesve të Kosovës, duke filluar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve, "Buzuku", "ArsAlbanica", "Drita", "Mendimi Pozitiv", "Pema", "RugovaArt", Fondacioni Ibrahim Rugova, "Titanik" etj. Sipas drejtuesve të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, letërsia franceze është e pranishme si kurrë më parë tek lexuesi shqiptar, respektivisht nga ai i Kosovës. Kosova ka marrë të drejtën e botimit së fundmi nga autorët më të njohur francezë, fitues të çmimeve 'Nobel' apo 'Goncourt', si: Patrick Modiano, Le Clézio, Jean-Paul Sartre, Mathias Enard, Lydie Salvayre, Leïla Slimani, Roland Barthes, Edouard Louis, Juan Asensio, Lucie Léanne, Jennie Dorny etj. Ndërsa krijuesit tanë kanë dhënë vlerësime pozitive rreth pjesëmarrjes së Kosovës në këtyre panair të librit. 

Prezantojnë shumë shtëpi botuese Sipas drejtuesve të SHKB-së në stendën e Kosovës janë të ekspozuara edhe botimet më të reja të autorëve shqiptarë, si Roland Gjoza, Nexhat Halimi, Vrion Graçi, Shalom Mehmeti, Shkumbin Gashi, Biser Mehmeti, Behar Gjoka, Luljeta Selimi, si dhe Veton Surroi, Ibrahim Kadriu, Gjergj Vlashi etj. Edon Zeneli, përgjegjës i stendës nga SHBK, ka thënë në një prononcim për "Kosova Sot" se ka pasur një vizitueshmëri të madhe në stendën e Kosovës, por edhe takime të shumta me botuesit më të njohur të Francës, si Gallimard, Editions du Seuil, Actes Sud, Flammarion etj. "Gjithsej 200 tituj në një stendë të shkëlqyer në aspektin vizuel, ku nderohen figura të mëdha ë kulturës, shkencës e traditës: Pal Engjëlli, në 600-vjetorin e lindjes, autori i Formulës së Pagëzimit (1462), Gjon Buzuku, Pjetër Bogdani, Idriz Ajeti (100-vjetori i lindjes), Musine Kokalari (100- vjetori i lindjes), Anton Pashku në 80-vjetorin e lindjes dhe akademik Rexhep Ismajli në 70-vjetorin e lindjes", ka thënë Zeneli. Kurse përkthyesi Izet Sylaj ka potencuar se në këtë panair është ndeshur me një organizim të shkëlqyer. "Prania në këtë panair vjen nga përkthimet e fundit të Modianos dhe Enard dhe çdo gjë ka qenë si është më së miri, ajo që kemi dashur të shohim dhe prekim", ka thënë Sylaj. 

Njohja mes kulturave Ndërkaq, krijuesit kosovarë kanë vlerësuar prezantimin e librit shqip në Panairin e Librit në Paris. Sipas tyre, rëndësia qëndron në atë se Parisi është kryeqendër e kulturës botërore. Krijuesi Arsim Halili ka thënë se pjesëmarrja e botuesve tanë në Paris, ka një rëndësi të shumëfishtë, në një kryeqendër ku kultura është primare."Njohja mes kulturave natyrisht se është njëra anë e medaljes, por edhe ofrimi i cilësisë së librit nga letërsia shqipe për kultura tjera evropiane ia shton dita-ditës begrandin kësaj letërsie. Andaj mendoj edhe shtëpitë botuese pjesëmarrëse janë si të tilla serioze andaj mendoj se justifikojnë pjesë- marrjen në të tilla evenimente për librin dhe rreth librit", ka thënë Halili. Edhe krijuesi Argjend Hasani ka thënë se prezantimi i letërsisë kosovare në Panairin Ndërkombëtar të Librit ka një rëndësi të veçantë për prezantimin e vlerave krijuese, kulturore dhe intelektuale në letërsinë e Kosovës."Një përfaqësim i tillë i Kosovës përmes kulturës do të ishte ambasadori më i mirë për prezantimin tonë kudo nëpër botë. Urojmë që në të ardhmen të punohet më shumë në këtë drejtim, sepse jemi shumë të vonuar në letërsi në këtë sferë", ka thënë Hasani.