Të vërtetat e pathëna të serisë televizive "Beverly Hills 90210"

  • 27 March 2017 - 16:09
Të vërtetat e pathëna të serisë televizive

NDËRTHURJA E JETËS REALE ME ATË TË FILMIT

Në fillim do t'ua rikujtojmë personazhet e kësaj serie: Brandon dhe Brenda Walsh (Jason Priestley dhe Shannen Doherty), Dylan (Luke Perry), Donna (Tori Spelling), Kelly (Jennie Garth), David (Brian Austin Green), Steve (Ian Ziering) dhe Andrea (Gabrielle Carteris).

Për pak seria nuk u quajt "Class of Beverly Hills"

Kjo seri u krijua në vitin 1989 nga skenaristi 28-vjeçar, Darren Star. "Fox" kërkoi nga ai që ta shkruante skenarin për një seri rreth një shkolle të mesme në Hollivud. Vetëm dy javë më pas, ai doli me një skenar pilot për serinë që e quante "Class of Beverly Hills". Presidenti i "Fox"-it, Barry Diller, ishte ai që e caktoi titullin përfundimtar. (so almost set in Hollywood then).

Arriti popullaritetin gjatë verës

Në fillim kjo seri nuk zgjoi interesim të madh, por gjatë verës, derisa seritë e tjera televizive pushojnë së bëri episode të reja dhe ritransmetojnë ato të vjetrat, "Beverly Hills" vazhdoi me bërjen e episodeve të reja. Kjo rriti shikueshmërinë e saj, meqë nuk kishin konkurrencë dhe shikuesit, më pas, i mbetëm besnikë kësaj serie edhe pasi seritë e tjera filluan me sezonet e reja, transmeton gazeta Kosova Sot,

Shefat urdhëruan Brendën që të ndahej nga Dylani

Ky çift i këndshëm i serisë bëjnë seks pas mbrëmjes së maturës. Atyre nuk iu ndodhë asgjë e keqe, as ndonjë sëmundje seksualisht e transmetueshme, as ndonjë shtatzënësi e padëshirueshme, as ndonjë ndjenjë e fajit, gjë që për shumë zyrtarë nënkuptonte se ata bartnin një mesazh të keq për rininë. Për këtë shkak, zyrtarët e TV e urdhëruan Brendën që të ndahej nga Dylani, me arsyetimin se "seksi e kishte bërë lidhjen e tyre tepër serioze".

Tori Spelling ndikoi që Shannen Doherty të përjashtohej nga seria

Grindjet e aktores Shannen Doherty me aktorët e tjerë, por edhe me producentët e serisë ishin aq të shpeshta, saqë në vitin 1994 ajo u përjashtua. Mendohet se ndikimin vendimtar për këtë e kishte 'fjala e vajzës së shefit', Tori Spelling, e cila e njoftoi të atin (regjisorin e serisë) rreth një grindjeje midis Doherty-s dhe Jennie Garth.

Arsyeja e vërtetë pse Andrea ngeli shtatzënë 

Derisa ngjarja zhvillohej në shkollën e mesme, Andrea Zuckerman ishte nxënëse e mirë, e pafajshme dhe, relativisht e ndershme. Prandaj ishte befasi që, pak pas fillimit të studimeve, ajo ngelë shtatzënë. Por, shkaku pse kishte ndodhur kjo, ishte sepse Andrea (Gabrielle Carteris) kishte ngelur shtatzënë përnjëmend, në jetën reale. Ajo kishte gënjyer rreth moshës së saj, për ta marrë rolin e një adoleshenteje. Prandaj, kur mbushi të 30-tat, asaj i duhej që të lindte fëmijët e saj. 

(Kosova Sot)