Si u shndërrua Chris Pratt nga jeta në rimorkio në një yll?

  • 27 March 2017 - 16:17
Si u shndërrua Chris Pratt nga jeta në rimorkio në një yll?

RRUGA E GJATË DERI TE REALIZIMI I ËNDRRËS

Megjithëse ai po jetonte me një mik në një rimorkio, kjo ishte një nga përvojat më të mira të jetës së tij

Kishte punuar si kamerier, një punë tjetër që ia kishte shtuar edhe më shumë shkathtësitë

Hollivudi është i mbushur me histori të personave nga leckamanë në milionerë, kurse një shembull i tillë është Chris Pratt. Tani fytyra e filmave "Marvel's Guardians of the Galaxy", Pratt, ka kaluar një rrugë të gjatë, që nga momenti kur e ka braktisur kolegjin në moshën 17 vjeçe pas vetëm një semestri të kaluar, duke marrë rrugë për Tinseltaun. Pasi që i kishte thyer dhëmbët gjatë aktrimit, aktori përnjëherë ishte promovuar si aktori "Star-Lord" për "MCU", duke siguruar rolin për "Jurassic World", në vitin 2015, duke u përfshirë më pas edhe te "Passengers" dhe për ribërjen "Magnificent Seven". Nëse e kthejmë kohën në të nëntëdhjetat, nuk kishte tepih të kuq dhe kaviar, po jetonte në një rimorkio me një shok. Kjo është mënyra se si nga një endacak Chris Pratt u bë më i preferuari në Hollivud, transmeton gazeta Kosova Sot.

Punët e tij të para 

Pasi që kishte braktisur shkollën, Pratt ishte dashur të jetonte disi dhe kishte filluar me shitjet, duke shkuar derë më derë. Me vite rresht kishte punuar me shitje të kuponëve, duke mësuar shkathtësitë (me refuzimin, energjinë e lartë, përvoja me të huajt) që sipas tij kishin ndikuar që ai përfundimisht ta përcjellë ëndrrën e tij për t'u futur në aktrim. Ai i kishte thënë Conan O'Brien se ai ishte përfshirë "në një nga ato skemat e marketingut ku me të vërtetë punon shumë dhe kur shefi fiton shumë, e një ditë mund ta bësh zyrën tënde". Paraqitja e madhe e tij ishte te "Magic Mike".

Ftesa e tij për Havai

Por, jo gjithçka ishte rrezitje në diell dhe sërf. Pratt gjatë një interviste në Havai me "Complex", e ka pranuar se duhet ta pranonte të mirën dhe të keqen. "Ju kemi thënë miqve se kishim një shtëpi në plazh. Në njëfarë mënyre ne nuk kishim kulm mbi kokë. Në fakt ishim krejt të lirë. Përkundër faktit se ai po jetonte me një mik në një rimorkio, kjo ishte një nga përvojat më të mira të jetës së tij, sepse jeta e tij në një shtëpi me rrota ishte larg nga ëndrra për ta bërë realitet. "Kishte edhe minj që jetonin në rimorkion tonë" e ka pranuar. "Dhe, nuk kishim se ku të shkonim në banjë".

Mundësitë e takimeve 

Një nga punët me gjysmë orari që kishte zgjedhur Pratt ishte "Islands of Aloha", si kamerier i ushqimeve të detit, një punë tjetër që ia kishte shtuar edhe më shumë shkathtësitë. "Nuk e di nëse keni përjetuar një darkë te "Bubba Gump Shrimp Co.", ka thënë ai, por ata pëlqejnë një kamerier të shoqërueshëm, që para syve ua këndon këngën e ditëlindjes". Më pas ishin kërkuar aktorë për komedinë horror të Rae Dawn Chong, me titull "Cursed Part 3". Pasi që ishte impresionuar nga entuziazmi i tij, Chong e dërgoi Prattin për në Los Anxhelos, për të filmuar (ajo e kishte quajtur "kënaqësia gjatë xhirimit") dhe kishte përfunduar me platformën të cilën ai ishte duke e pritur për një periudhë të gjatë kohore. "Nga jeta në rimorkio doli të kam një veturë timen dhe ta bëj hapin tim në Hollivud. Filmi ishte i tmerrshëm dhe, miqtë e mi më thanë se ishte filmi më i keq që e kishin parë ndonjëherë". 

Përjetimi i ëndrrës

Pratt ishte paguar 700 dollarë për "Cursed Part 3", më pas u ishte kthyer tavolinave që po e prisnin kamerierin për ta siguruar jetesën. Ai faturat e veta nuk kishte filluar t'i paguante me të hollat e aktrimit derisa kishte marrë rolin e Keenan në filmin "Extreme Team", një film i vitit 2003, që kishte të bënte me një grup të fshehtë të "Black Ops", të cilët udhëtojnë në Zelandën e Re për ta shpëtuar një mik të kidnapuar. Kjo ishte vetëm edhe një shkallë për Pratt, që ai të ngjitej si "Star-Lord". "Askush asnjëherë nuk e ka parë" Pratt kishte thënë kur ishte pyetur për filmin gjatë një interviste me "KTLA". "Mendoj se dikush në Australi e kanë parë. Ky ishte filmi që më hoqi nga puna e kamerierit, isha në gjendje që ato të holla t'i përdor për kohë të gjatë derisa të gjej punën tjetër. Pra, që nga ky moment unë fillova ta përjetoja ëndrrën time".

Kishte refuzuar disa audicione

Megjithëse veten përfundimisht e shihte si aktor profesional, gjërat jo saktësisht kishin rënë në vend të vet në termet e audicioneve. Pratt kishte siguruar fonde me reklamat për "Friskies", derisa kërkonte punë të rregullt, duke u paraqitur si idioti i shkollës Bright Abbott në dramën e "WB". Me titull "Everwood". Pasi që "Guardians of the Galaxy" papritmas u bënë "shkatërrues" të arkës së filmit, intervistën e parë e kishte si yll. "Zakonisht kam fshikulluar disa nga audicionet, sepse vetëm ishin pengesë dhe po mendoja me veten, "kam nevojë për rol, për të aktruar". 

(Kosova Sot)