Ura e gurit në Prizren

  • 17 April 2017 - 14:23
Ura e gurit në Prizren

URA E GURIT NË PRIZREN NGA GAZMEND FREITAG

Tek piktori ekziston një instinkt themelor, një vlerësim i brendshëm në vizatimin e urave

Urat kanë qenë dhe janë inspirim edhe për piktorët. Një nga figurat brilante kombëtare, që po lë gjurmë në artin e pikturës është Gazmend Freitag, i cili pikturën e dashuron shpirtërisht. Figura e tij artistike karakterizohet me këmbënguljen e përhershme për të arritur qëllimin që ai dëshiron ta hedhë në pikturë. Gazmend Freitag i inspiruar që nga koha e gjimnazit mëngjeseve në Prizren duke e hasur çdo ditë urën e përzemërt. Ura e gurit në Prizren (2012) vaj në kanavace, e ka shpalosur atë pikturë nostalgjikisht duke mbajtur gjatë në kujtesë dhe zemër. Tashmë kjo pikturë është pronë e një koleksionisti shqiptar që jeton në Vjenë.

168

Kushdo që sheh pikturat e Gazmendit do të provokohet patjetër nga një mendim i hollë, një kujtim apo një ide. Për shembull Ura e Prizrenit të nxit gjithë këtë meditim. Unë isha mësuar që ta shikoja këtë urë në qytetin e njohur shqiptar, por kur e shikon të realizuar në ngjyra nga Gazmendi, përjeton një mendim-provokues në kushtet formale të të bukurës, por edhe përbërjen, ritmin, manipulimin me ngjyra, e të gjitha këto kanë kontribuar në një vepër të mirërealizuar, por më së shumti “që të hap imagjinatën, që të nxit shpirtin.“

Steinbrücke in Prizren 1 by Gazmend Freitag, 2008

Unë mendoj se “Urat” e Gazmendit bëjnë pjesë në koleksionin e punëve të mëdha europiane të kësaj tematike, ku spikat për pos të tjerave edhe aftësia e tij për të arritur, për të realizuar një temë të përbashkët, një fije të përbashkët, një emocion të përbashkët, me bukuri të mjaftueshme për cdo qytetar të botës ku jetojmë. (Istriva Gava)