< Gjërat që nuk i keni ditur për James Franco-n - Kulturë - Kosova Sot
Gjėrat qė nuk i keni ditur pėr James Franco-n

Gjėrat qė nuk i keni ditur pėr James Franco-n

U pushua dy herë, sepse lexonte libra në vendin e punës,transmeton gazeta Kosova Sot.
James Franco ka një ndër rezymetë më të larmishme në Hollivud. Kishte pranuar shumë kritika pozitive për paraqitjen e tij si "James Dean" dhe "127 Hours", para se të fitojë statusin e të madhit me vazhdimin e "Spider-Man" dhe "Rise of the Planet of the Apes". Duke tërhequr vëmendje përmes komedisë, Franco u duk se gjeti veten e tij me personazhet në filmat "Pineapple Express", "The Interview" dhe "This is the End". Derisa është profesor në universitet, edhe merrej me poezi. Ai po ashtu ofron ekspozitë për veprat e tij të artit, derisa gjatë ditës me rolet e tij paraqitet nëpër seri televizive. Këto janë disa nga gjërat që i dimë, por cilat janë ato që nuk i dimë për James Franco-n

Kishte punuar te "McDonald" kur e la kolegjin

Pasi që Franco e braktisi kolegjin, prindërit e tij i thanë të kujdesej për veten e tij, derisa studionte aktrimin në një shkollë të vogël në Los Anxhelos. I pushuar nga dy vende të punës, pasi që lexonte libra, derisa ishte në orar të punës, Franco në ndërrimin e natës punonte në lokalin "Maccas", dhe ushtronte theksin e tij me myshterinjtë. Në një letër të publikuar në "Washington Post", më 2015, James thotë: 'Isha i veshur me sako dhe këmishë vjollcë dhe merrja urdhra. Ushtroja veten me theks të ndryshëm me myshterinjtë, për t'i praktikuar skenat e mësimit, si theksin e Bruklinit, atë italian, britanik, rus, jugor…etj. 

Filloi duhanin për rolin në "James Dean"

Paraprakisht nuk ishte duhanxhi, Franco filloi të tymoste dy pako në ditë për ta aktruar "James Dean", në televizion, në vitin 2001. Ai po ashtu ka mësuar si ta ngasë motoçikletën, të luante në kitarë. Ai tanimë ka hequr dorë nga duhani, por thotë se shprehi i ka mbetur kafeina.

Ishte arrestuar për vjedhjen e ujit të tualetit 

Në vitin 2008, derisa ishte adoleshent ishte arrestuar dhe kapur në vepër duke vjedhur ujë. "Derisa isha në shkollën fillore, nuk kisha asgjë prej gjëje, kështu që përfundova i përfshirë në telashe. Që në klasën e tetë, ne filluam të vjedhim ujë tualeti… secili prej nesh kishte së paku 30 paketime të tilla nëpër dollapët tanë e më pas e shisnim atë. Policia shpejt e kuptoi dhe ishte ky një arrestim i madh", thotë ai. 

Ai është regjisor dhe producent, derisa edhe aktron

Franco po qëndron më shumë prapaskenave viteve të fundit, duke përgatitur 19 projekte aktualisht në produksion. 'Unë mendoj se të gjitha gjërat që i bëj janë të lidhura', ka thënë ai së fundi për "Why Him", për të cilën është producent ekzekutiv. "Kur e bën skenarin për një film, kjo të mëson të shikosh se cilën pjesë të tregimit po e tregon? Cila është esenca e tregimit? Si po e ndërton atë, dhe si do ta ndryshosh natyrën e projektit. Gjithçka informon gjithç- ka". Disa ditë jetoi në rrugë Për t'u përgatitur për rolin e tij te "City By The Sea", përkrah Robert de Niro, në vitin 2002, Franco kishte kaluar disa net, duke fjetur në rrugë, për t'i kuptuar më mirë ata që nuk kanë strehë mbi kokë. 'Kam përjetuar sensin e asaj se si është të jetosh në rrugë, të jesh i ndarë nga shoqëria', kishte thënë për "IGN". "Me të vërtetë bëhesh qenie e mrekullueshme njerëzore. Kjo është pjesa për izolimin dhe të mos kesh askënd, në të cilin mund të mbështetesh". 

Ai është pilot i licencuar

Kur po flasim se kishte filluar duhanin dhe kishte qëndruar për pak kohë në rrugë, Franco po ashtu kishte mësuar të fluturojë për rolin e tij në filmin e vitit 2006, me titull "Flyboys". Ai u ngjit në qiell për çdo ditë për tre muaj rresht, për t'u mësuar të pilotonte dhe për të marrë lejen... por përpjekjet e tij nuk u shpaguan, pasi që për masa sigurie producentët nuk e lejuan të fluturonte në qiell me aeroplan. Po ashtu, James ka bërë me dije se për rreth një vit ai kishte mësuar të kalëronte për t'iu përshtatur një skene nga filmi "Tristan & Isolde". Me gjasë një ditë të gjitha këto do t'i duhen. 

Fitoi çmimin 'Best Smile', në shkollën e mesme 

Adhuruesit e Franco-s dinin për buzëqeshjen e tij joshëse. Me gjasë miqtë e tij në shkollë e kishin vërejtur kohë më parë, duke e shpërblyer me 'Buzëqeshjen më të Mirë'. 'Kur isha fëmijë, kam dashur të jem aktor, por kisha dhëmbë të prishur', kishte thënë në një intervistë. "Nuk kam dashur t'i vë protezat, por nëna ime më tha se nuk do të mund të bëhesha aktor, nëse nuk e bëja këtë, kështu që i kam vënë". 

Ishte vegjetarian për vite, hatri i heroit të tij River Phoenix

'Kam qenë vegjetarian për vite rresht, sepse isha i dhënë pas River Phoenix, një vegjetarian', ka shkruar në "Washington Post". 'Por, shumë shpejt, kur fillova punën te "McDonald's", fillova të konsumoj hamburgerë që ishin dedikuar për hedhurina, pasi që kishin qëndruar më shumë se 7 minuta në dritat e ngrohjes' 

(Kosova Sot)

17 orë e 34 minuta më parë