Rakuni i zhvilluar me kibernetikë

  • 27 April 2017 - 15:57
Rakuni i zhvilluar me kibernetikë

Kur një grup personazhesh argëtuese të "Marvel"-it zbarkuan tri vite më parë, duke sjellë fitime prej rreth 771 milionë dollarësh, atëherë filmi "Guardians of the Galaxy" dukej se kishte tejkaluar edhe pritjet më të mëdha. Tani, vazhdimi i dytë i këtij filmi bashkon disa prej emrave nga pjesa e parë. Në vitin 2014, skenaristi-regjisori James Gunn sikur doli nga asgjëkund për të injektuar pak joseriozitet dhe humor të zymtë në formatin e rëndomtë të "Marvel"-it. Në ambientin real të "Marvel"-it, ku asgjë nuk ndodh rastësisht, Gunn erdhi si një xhoker, i cili ishte dënuar që të dëshmonte se mbretërorët mund të toleronin disa shaka, të bëra në llogari të tyre,transmeton gazeta Kosova Sot.
Shenjat paralajmëruese
Sido që të jetë, shenjat paralajmëruese paraqiten herët në pjesën e dytë, duke na bërë me dije se gjërat nuk janë aq të qeta, sikur që ishin herën e parë. Faktori i cili e dallonte filmin origjinal "Guardians" nga filmat e tjerë të këtij lloji ishte mbledhja naive e personazheve të papërshtatshme: figurave të cilat kurrë nuk do të ishin kandidatë për ta bartur franshizën veç e veç, por të cilët, së bashku, përbënin një ekip mbresëlënës. 
Mjerisht, pjesa më e madhe e këtyre 'mercenarëve' janë më pak të zottë kësaj here: ata tani ngjajnë më shumë me një familje grindëse - edhe atë jo në kuptimin qesharak të fjalës. Kjo mund të thuhet në rend të parë për aktoren Zoe Saldana, respektivisht për personazhin e saj, Gamora, meqë teksti i saj nuk është aspak interesant tani. Një pjesë e problemit të saj qëndron te fakti që është kthyer motra e saj, njësoj e mërzitshme, Nebula (Karen Gillan), e cila jo vetëm që mundohet t'i bëjë keq asaj, por sjell edhe një histori jo të këndshme familjare. 
Rritja e egos
Më pas, aty është edhe Rocket, rakuni i zhvilluar me kibernetikë (me një zë të huazuar përsëri nga Bradley Cooper), i cili tani nuk është aspak i këndshëm, apo argëtues, meqë i është rritur egoja deri në proporcione mahnitëse. Në fund të zinxhirit ushqimor është Baby Groot, e cila gjatë pjesës më të madhe të filmit vetëm i vështron gjërat me kujdes me sytë e mëdhenj. Vin Diesel ia huazon zërin kësaj krijese. Rolet i luajnë (huazojnë zërin): Chris Pratt, Zoe Saldana, Dave Bautista, Vin Diesel, Bradley Cooper, Michael Rooker, Karen Gillan, Pom Klementieff, Elizabeth Debicki, Chris Sullivan, Sean Gunn, Tommy Flanagan, Laura Haddock, Sylvester Stallone, Kurt Russell; regjinë e ka bërë James Gunn; derisa skenarin e ka shkruar James Gunn. 
 

(Kosova Sot)