Odisejada e natës

  • 29 May 2017 - 15:47
Odisejada e natës

Nëse filmi i kaluar i vëllezërve Safdie, "Heaven Knows What", shkaktoi panik në Parkun Needle ("The Panic in Needle Park") me vëzhgimin 'cinema verite' të subkulturës së NjuJorkut, atëherë filmi më i ri i tyre, "Good Time", i sjell ata duke kërkuar frymëzim nga filmat amerikanë të viteve 1970, edhe pse në mënyrën e tyre të veçantë, trasmeton gazeta Kosova Sot

Muzika që ngre adrenalinën

Me një ekip aktorësh që udhëhiqen nga Robert Pattinson (i cili na ofron një aktrim të mirë, në rolin e plaçkitësit të bankave, të bërë nga i njëjti harxh sikur personazhi i Al Pacino-s, Sonny Wortzik, në filmin "Dog Day Afternoon"), ky është një film i dalluar në këtë zhanër, me muzikë që ta ngrehë adrenalinën, e cila na i rikujton filmat e kaluar, si "Tangerine Dream". Autoriteti që përdoret këtu ka të bëjë me përdorimin e lokacioneve, dritës, zërin, të shtënat që e rrisin ankthin, pa përmendur këtu aktrimin, i cili me të vërtetë është në nivel. Ky film vazhdon një trend të filmave superiorë që janë shfaqur në këtë festival. Këto kualitete, si dhe puna e vyeshme e Pattinsonit, priten që të jenë ogur i mirë për këtë film, duke i siguruar atij fitim të konsiderueshëm nga shitja e biletave, pasi ai të fillojë të shfaqet më 11 gusht. 

Plaçkitja e bankës

Që nga skena fillestare niveli i emocioneve është i lartë. Një psikiatër i shërbimeve sociale (Peter Verby) tenton ta udhëzojë pacientin nervoz Nick Nikas (Benny Safdie), derisa kamera përqendrohet te traumat e Nickut. Intimiteti i dhembshëm i asaj skene shpërthen kur vëllai i Nickut, Connie (Pattinson) hyn në dhomë dhe e nxjerr atë nga aty, duke bërtitur se nuk e kishte vendin në një vend të tillë. Më pas vjen plaçkitja e bankës në Kuins...Regjinë e filmit e kanë bërë vëllezërit Josh dhe Benny Safdie. Skenarin e kanë shkruar Ronald Bronstein dhe Josh Safdie. Për muzikën me të vërtetë të mrekullueshme meritat i ka "Oneohtrix Point Never". 

(Kosova sot)