Piratët e Karaibeve", në krye të klasifikimit

  • 30 May 2017 - 14:04
Piratët e Karaibeve

KUSH BËRI KËRDINË NË "BOX OFFICE"

"Pirates 5", që na e kthen përsëri aktorin Johnny Depp në rolin kryesor, atë të kapitenit Jack Sparrow, konsiderohet filmi i fundit i kësaj franshize

Filmi i "Disney"-t me titull "Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales" me lehtësi është duke fituar garën katërditore me një vlerë prej rreth 76.6 milionë dollarësh, të fituara nga 4,276 kinema. "Pirates 5", që na e kthen përsëri aktorin Johnny Depp në rolin kryesor, atë të Kapitenit Jack Sparrow, konsiderohet filmi i fundit i kësaj franshize. Përkundër fitimeve, ai ka mbetur prapa tri pjesëve paraprake, në aspektin e shfaqjes gjatë festës së Ditës memoriale. Pjesa "Pirates of the Caribbean 3: At World's End" (2007) vazhdon që ta mbajë rekordin e kësaj feste me 139.8 milionë dollarë, transmeton gazeta Kosova Sot.

"Ne tani bëjmë filma dedikuar shikuesve botërorë"

Rënia e shikueshmërisë së kësaj franshize në SHBA paraqet shqetësim të madh për Hollivudin dhe "Disney" është duke llogaritur që filmi "Pirates 5" do të ketë shikueshmëri të madhe jashtë kontinentit amerikan, në mënyrë që ta mbulojë deficitin në atdhe. Kina - ku u mbajt edhe premiera botërore e këtij filmi - kryeson me fitime, me 67.8 milionë dollarë, më shumë sesa fitimet e përgjithshme të dy filmave paraprakë të franshizës. "Ne tani bëjmë filma dedikuar shikuesve botërorë. Kjo është njëra nga franshizat më fitimprurëse në histori dhe ajo do të korrë fitime më të larta se 4 miliardë dollarë tani. Kjo është e jashtëzakonshme sipas çdo parametri", thotë shefi i distribucionit të kompanisë "Disney", Dave Hollis. Përkundër këtij suksesi të madh, kjo franshizë kurrë nuk ka qenë e preferuar për kritikët, me përjashtim të filmit të parë. 

"Alien: Covenant" ka rënë në vend të katërt

Filmi "Baywatch", me regji të Seth Gordonit, ka pasur një vlerësim edhe më të keq në mesin e kritikëve. Ky film pret që, nga pesë ditët e para të debutimit, të fitojë vetëm 26.6 milionë dollarë nga 3,647 kinema. "Guardians of the Galaxy Vol. 2" pritet që t'ia kalojë filmit "Baywatch", sa iu përket fitimeve nga shfaqja në kinema. Në ndërkohë, filmi "Alien: Covenant" ka rënë në vend të katërt me një fitim katër ditësh të vlerë- suar në rreth 13.1 milionë dollarë. 

(Kosova Sot)