Filmi 'Dunkirk' me suksesin më të madh në 'box office'

  • 25 July 2017 - 12:26
Filmi 'Dunkirk' me suksesin më të madh në 'box office'

Le të fillojmë me lajme të mira. Filmi i regjisorit Christopher Nolan rreth Luftës së dytë botërore, i studios "Warner Bros.", është duke i tejkaluar pritjet sa iu përket fitimeve nga shitjet e biletave, me një fundjavë fillestare prej 50.5 milionë dollarësh, nga 3,720 lokacione. 11.7 milionë dollarë nga kjo shumë e përgjithshme erdhi vetëm nga kinematë "Imax". Merret vesh se kostoja e këtij filmi ishte nën 100 milionë dollarë, edhe pse spekulimet e mëhershme flisnin për shuma shumë më të mëdha. "Jemi tepër të kënaqur nga ky rezultat", thotë shefi i distribucionit të "Warner Bros". Jeff Goldstein. "Në një verë, e cila ka shumë zhgënjime, ky film paraqet një të arritur të lakmueshme". Kritikët kanë rënë në dashuri me përshkrimin që Nolan sjell rreth Betejës Dunkirk. Filmi "Dunkirk" përfshin një ekip aktorësh të madh, me emra, si: Kenneth Branagh, Mark Rylance dhe Tom Hardy. Por, aty ka edhe emra të rinj, si: Fionn Whitehead, Tom Glynn-Carney, Jack Lowden dhe Harry Styles. Edhe gjatë një fundjave të ngarkuar, filmi i studios "Universal" me titull "Girls Trip" ka thyer magjinë e kësaj vere, të suksesit të dobët të komedive, duke marrë 30.4 milionë dollarë nga 2,591 lokacione. Ky është fitimi më i madh në fundjavën e parë për ndonjë film të zhanrit komedi 'live-action' deri më tani sivjet. "Qesharakja është qesharake. Dhe, ky është një film me të vërtetë qesharak", thotë presidenti i studios "Universal", Nick Carpou. "Girls Trip" flet për katër gra - Regina Hall, Queen Latifah, Tiffany Haddish dhe Jada Pinkett Smith - të cilat nisen në një fundjavë disa herë të shtyrë për femra, duke shkuar në Nju-Orleans për festivalin e muzikës shpirtërore. Regjisori Malcolm D. Lee është i njohur edhe për filmin e tij të parë, "The Best Man", dhe vazhdimin e tij "The Best Man Holiday". Në ndërkohë, filmi "Valerian", përshtatja e buxhetit të madh të regjisorit të bazuar te një seri komike franceze, doli në vendin e pestë, duke zhgënjyer kështu pritjet rreth tij.