Emma Stone largon nga froni Jennifer Lawrence-n, aktorja më e paguar në botë

  • 18 August 2017 - 15:14
Emma Stone largon nga froni Jennifer Lawrence-n, aktorja më e paguar në botë

Stone ka fituar 26 milionë dollarë, sipas kalkulimeve të revistës "Forbes", në periudhën kohore nga qershori 2016 deri në qershorin e vitit 2017

Emma Stone ka hequr nga froni Jennifer Lawrence-n si aktorja më e paguar në botë. E freskët nga fitimi i Oskarit të parë më herët këtë vit, ylli i filmit "La La Land", 28 vjeçe, u ngjit në majën e listës së "Forbes 2017", si aktorja më e paguar në botë. Stone ka fituar 26 milionë dollarë, sipas kalkulimeve të revistës "Forbes", në periudhën kohore nga qershori 2016 deri në qershorin e vitit 2017. Stone ka portretizuar aktoren Mia në "La La Land", që kishte fituar shifrën masive prej 445.3 milionë dollarë në arkat filmime. Ajo la prapa aktoren Jennifer Aniston, 48 vjeçe, që doli në pozitën e dytë 2 këtë vit, me 25.5 milionë, me të ardhurat nga seriali televiziv "Friends" dhe marrëveshjen me brendet si "SmartWater" dhe "Emirates Airlines". Lawrence, 27 vjeçe, sipas revistës "Forbes", ka zaptuar pozitën numër 3 këtë vit, duke fituar rreth 24 milionë, pothuajse gjysmën më pak sesa vite më parë, kur kishte fituar 46 milionë

Asnjë yll nga Azia nuk ishte në dhjetëshen më të mirë

Shumica e të ardhurave të saj erdhën nga filmi horror i Darren Aronofsky, me titull "Mother" dhe "Red Sparrow". Aktorja, e cila qëmoti ka folur për nevojën e pagës së barabartë edhe për femrat në Hollivud, ka rënë për sa i përket të hollave, pasi që filmi apo vazhdimet e "Hunger Games" kanë përfunduar, por vazhdon edhe më tutje të fitojë të holla nga marrëveshjet me filmat e tjerë dhe nga një marrëveshje tjetër me brendin e modës "Christian Dior"."Forbes" kompleton listën e vet vjetore me të ardhurat e yjeve nga arkat e filmit dhe të dhënat nga "Nielsen", si dhe nga intervistat me personat nga brenda industrisë. Lista e dhjetë të parëve përfshin edhe Charlize Theron, Emma Watson dhe Melissa McCarthy. "Forbes" ka thënë se asnjë yll nga Azia nuk ishte në dhjetëshen më të mirë. McCarthy ka fituar 18 milionë këtë vit në krahasim me 33 milionë në vitin 2016 që e vendosni në numrin 2, falë rolit në ribërjen e filmit "Ghostbusters". Watson, 27 vjeçe, është e reja e listës pasi që filmi "Beauty and the Beast" ishte bërë filmi me fitimet më të mëdha të vitit, deri më tani me 1.26 miliardë

Hendeku në paga

Në "Forbes" thonë se grumbullimi i përgjithshëm i dhjetë të parëve në listë arrin shifrën prej 172.5 milion - që për 16 për qind është më pak nga viti paraprak. Përderisa janë katër femra që kaluan shifrën 20 milionë vitin e kaluar, janë vetëm tri këtë vit. Stone po ashtu ka folur për hendekun në paga, duke përmendur femrat dhe të ardhurat në Hollivud, duke thënë se yjet tjerë meshkuj kishin pagë më të zvogëluar në mënyrë që ajo të merrte pagë të barabartë me ta. 'Kjo është diçka që ata e bëjnë për mua, sepse kanë ndier se është e duhur dhe e drejtë', ka thënë Stone për revistën "Out". "Kjo është ajo që është e drejtë"'. Stone shumë shpejt do të shihet përkrah Steve Carell në "Battle of the Sexes", një dramë e vërtetë për tenisin. Scarlett Johansson ka rënë nga lista këtë vit, si dhe dy yjet nga Azia, Deepika Padukone dhe Fan Bingbing. Që të tri këto kanë fituar më pak se shifrat 11.5 milionë. Fitimet e Johansson prej 25 milionë e kanë bartur atë në pozitën numër 3 vitin e kaluar. Vitin e kaluar, Dwayne 'The Rock' Johnson kishte skalitur listën e "Forbes", si aktori më i paguar me 64.5 milionë, më shumë se dyfishi që Stone kishte fituar vitin e kaluar. Vitin e kaluar, dhjetë të parët kishin akumuluar një sasi prej 457 milionë. Revista "Forbes" pritet që listën e dhjetë meshkujve aktorë që kanë fituar më së shumti, do ta publikojë javën që vjen. 

(Kosova Sot)