< Gjërat që nuk i keni ditur për Jackie Chan-in - Kulturë - Kosova Sot
Gjėrat qė nuk i keni ditur pėr Jackie Chan-in

Gjėrat qė nuk i keni ditur pėr Jackie Chan-in

ËSHTË LËNDUAR DISA HERË NË SKENË

Kurrë nuk i ishte ofruar vdekjes më shumë sesa kur ishte dashur të kërcente nga muri në pemë
J ackie Chan jeton. Aktori i lindur në Hong Kong ka punuar në më shumë se 200 filma në karrierën e tij 50- vjeçare. Ka fituar miliona duke qenë një nga aktorët më të famshëm në botë.

Ai ka thyer shumë eshtra Chan, në mënyrë të hatashme, i bën vetë marifetet e rrezikshme, por se këto ngjarje spektakolare shpeshherë kishin edhe një çmim për të, i cili ishte lënduar disa herë në skenë."Secilin film që e bëj më duhet ta rrezikoj jetën time në mënyrë që filmi të jetë sa më i mirë", kishte thënë njëherë Chan. Në filmat e tij ai ka thyer hundën disa herë, dëmtime në palcën kurrizore pasi kishte rënë nga një lartësi prej 25 metrave, ka thyer eshtrat e gjoksit, gishtërinjtë, ka dëmtuar vetullën që për pak i kushtoi me verbërim, derisa kishte thyer edhe disa eshtra në shpinë, që i kishin kushtuar me paralizë të caktuar. Kurrë më shumë nuk i ishte ofruar vdekjes sesa kur ishte dashur nga muri të kërcente në pemë, në vitin 1986, e pasi nuk ishte kapur në pemë, ai kishte rënë në shkëmbinj. Edhe si fëmijë ishte aktor "Rumble in the Bronx" (1995) në përgjithësi shihet si depërtimi i Chan-it në audiencën amerikane dhe filmi i vitit 1978, "Snake in the Eagle's Shadow", njihet si filmi që sjell stilin e tij unik, duke kombinuar artet luftarake me komedinë, por se roli i parë në film i Chan-it erdhi shumë më herët, si i paemërtuari "Kid" në "Big and Little Wong Tin Bar". Mendohet se filmi nga viti 1962 ishte zhdukur i tëri, një kopje e tij u shfaq vitin e kaluar në "YouTube" dhe njihet si debutimi i tij në aktrim. Ka bërë filma me Bruce Lee-në dhe Burt Reynolds-in Janë dy pjesë që kishin luajtur rol kyç në karrierën e Chan-it: si student i arteve parciale në "The Chinese Connection" (1972) dhe i burgosuri në "Enter the Dragon" (1973), ai kishte punuar punët shtesë të aktorëve dhe marifeteve që ata nuk kishin mundur të bënin nën drejtimin e legjendës Bruce Lee. Chan kujton kur rastësisht e kishte goditur Lee-në më shumë sesa që duhej gjatë një lufte te "Enter the Dragon" dhe kështu kishte marrë edhe simpatinë dhe vëmendjen e të tjerëve. Megjithëse Chan kurrë nuk u shfaq në film me Kevin Bacon, aktorët mund të lidhen përmes Burt Reynolds, sepse Chan, në fillim të karrierës, kishte luajtur një rol të vogël në "Cannonball Run" (1981). Aktori krenar kinez ishte zemëruar kur kishte mësuar se personazhi i tij ishte karakterizuar si japonez. Ai di të këndojë Si nxënës, derisa kishte performuar artin, që udhëhiqej nga një pensionit i Operës së Pekinit në fillim të vitit 1960, Chan nuk kishte mësuar vetëm kung fu, por edhe akrobate, vallëzim dhe këndim. Ai madje kishte kënduar disa nga këngët për filmat e tij, si te "Kung Fu Fighting Man" në vitin 1980. "Hong Kong Police" ka përdorur "Hero Story", motivi i tij për "Police Story" (1985), derisa edhe "Disney" kishte përdorur vokalin e tij për lansimin kinez te "Beauty and the Beast" (1991) dhe "Mulan" (1998). Në vitin 2008, nga Chan ishte kërkuar të p[reformojë "We Are Ready", këngën për "Summer Olympics" në Pekin. Ai është personazh në filma vizatimorë dhe video- lojëra Chan ka lejuar që emri dhe fotografia e tij të përdoren nga disa kompani për video-lojëra, duke filluar në vitin 1984 me "Project A", bazuar në filmin me po të njëjtin emër. Po ashtu edhe disa vazhdime të "Police Story" dhe "The Protector" ishin bërë. Edhe zëri i Chan ishte përdorur në disa filma të animuar, te "LEGO Ninjago Movie" dhe "Kung Fu Panda". A është filantrop Në vitin 2006, revista "Forbes" e cilëson Chan-in si "filantropi që ka punuar më së shumti" duke theksuar punën e tij me "Make-A-Wish Foundation" dhe për punën e tij me organizatat e tjera bamirëse, por edhe duke dhuruar shumë të holla."Të tjerët mund të japin dhe të marrin më shumë vëmendje, por me gjasë asnjëri prej tyre nuk punon më shumë për shumë kauza sesa që punon Chan", kishte shkruar revista. "Jackie Chan Charitable Foundation", formuar më 1988, ofron bursa për rininë e Hong Kongut, derisa ofron edhe ndihmë për ata që pësojnë nga katastrofat natyrale. Pas një tërmeti të vitit 2008 në Siçuan, Chan ka dhuruar më shumë se 1.3 milion dollarë, derisa pas cunamit në Japoni ai ka dhuruar 3.4 milionë dollarë.

(Kosova Sot)

15 orë e 59 minuta më parë