< Tërheqja e TKK-së nga Konventa Evropiane e Teatrove, për qëllime klanore - Kulturë - Kosova Sot
Tėrheqja e TKK-sė nga Konventa Evropiane e Teatrove, pėr qėllime klanore

Tėrheqja e TKK-sė nga Konventa Evropiane e Teatrove, pėr qėllime klanore

LARGIMI I HESHTUR I TEATRIT KOMBËTAR TË KOSOVËS NGA ETC-JA

Musliu: Anëtarësimi nëpër konventa dhe forume të ndryshme, mendoj që u ndihmon teatrove në Kosovë

"Tërheqja e TKK-së nga Konventa Evropiane e Teatrit, është bërë me qëllim, për t'i ikur monitorimit nga ky nivel sipëror teatror për ta instaluar në TKK antivlerën dhe mospërgjegjësinë dhe për ta kthyer këtë institucion në nivelin e një OJQ-je, në shërbim të OJQ-ve të tjera vendore dhe rajonale", është shprehur Naim Berisha, nënkryetar i Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës
P olitika dhe institucionet qeveritare kosovare po zhvillojnë një betejë të ashpër për anë- tarësimin e institucioneve vendore në organizmat ndërkombëtarë, që në fakt është edhe një nga synimet e të gjitha institucioneve, e këtu hyjnë edhe ato kulturore. Por, kjo nuk vlen për Teatrin Kombëtar të Kosovës, i cili edhe pse me mund kishte arritur të bëhet pjesë e Konventës Evropiane të Teatrove më 2013, dy vjet më pas ishte tërhequr pa zhurmë, nga ky organizëm. Për çudi, tërheqja ka ndodhur pak kohë pasi MKRS-ja kishte themeluar një institucion, i cili në fokus të punës së tij do të ketë anë- tarësimin e institucioneve kulturore kombëtare në vend në organizmat relevante evropiane. Për vite me radhë askush nga menaxhmenti nuk ka folur për tërheqjen e TKK-së nga ETC-ja, edhe pse që nga pas lufta ishte synuar anëtarësimi i TKK-së në këtë organizim që mbledh teatrot publike të vendeve të Evropës, konkretisht të BE-së. Gazeta nuk ka mundur të marrë një prononcim gjatë ditës së djeshme nga menaxhemti aktual i TKK-së lidhur me këtë problem. Përderisa për njerëzit e skenës në vend largimi nga ETC-ja, ka pasojat e saj. Në radhë të parë, Kosova e privon vetën nga një organizëm i rëndësishëm evropian, i cili pos peshës skenike, s do mend se ka edhe atë politike.

Berisha: Drejtuesit e TKK-së duhet të japin përgjegjësi publike

Naim Berisha, nënkryetar i Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se tërheqja e TKK-së nga Konventa Evropiane e Teatrit, është bërë me qëllim, për t'i ikur monitorimit nga ky nivel sipëror teatror, siç ka thënë ai, për ta instaluar në TKK antivlerën dhe mospërgjegjësinë dhe për ta kthyer këtë institucion në nivelin e një OJQje, në shërbim të OJQ-ve të tjera vendore dhe rajonale. Sipas tij, tërheqja e Teatrit Kombëtar nga Konventa Evropiane e Teatrit, si asociacioni i vetëm në Evropë, që përfshin ekskluzivisht Teatrot Publike Evropiane dhe i cili paraqet një sistem unik mundësish dhe vlerash artistike - teatrore të nivelit reprezentativ të shteteve përkatëse, është sulm i paprecedent që i bëhet jo vetëm të tanishmes dhe ardhmërisë së këtij institucioni, por dhe subjektivitetit të Kosovës si shtet. "Prandaj drejtuesit e TKK-së, si përgjegjësit e vetëm të këtij akti, duhet të japin përgjegjësi publike, administrative ( të shkarkohen) dhe përgjegjësi penale", ka thënë Berisha.

Institucione shpenzuese e jo vetëfinancuese

Kurse regjisori Mahir Musliu, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se tërheqja ndonjëherë nënkupton dobësi dhe ka raste kur përdoret si taktikë për të arritur një objektiv. "Arsyet e sakta nuk i di, mendoj që menaxhmenti i TKK-së e di më së miri këtë. Anëtarësimi nëpër konventa dhe forume të ndryshme mendoj që u ndihmon teatrove në Kosovë, ndonëse shkëmbimi i përvojave, njohja dhe zbulimin e trendëve nëpër teatro të ndryshme në Evrope është shumë esencial për teatrologjinë këtu tek ne. Ka rëndësi jetike sesi atje mbijetojnë teatrot nga shikueshmëria e deri te financimi i tyre", ka thënë ai, duke shtuar se, nga kjo përvojë mund të mësohej edhe mbijetesa e teatrove të ndryshme. Ai ka shtuar se tek ne janë institucione vetëm shpenzuese e jo vetëfinancuese. Kurse regjisori Sokol Plakolli, përmes një letre publike drejtuar ministrit të Kulturës Gashi, ndër të tjerash i bën thirrje ministrit për të shkarkuar KD e TKK-së, pasi, siç ka shkruar ai në letrën e tij, i njëjti këshill kryekëput për qëllime të ngushta personale e klanore tërhoqi anëtarësinë e TKK-së nga ETC-ja. "Krejt kjo për arsye se në TKK individë të caktuar kishin plane dhe interesa personale që të realizojnë shfaqjet e tyre, ku fyhet dhe denigrohet çdo vlerë morale etike dhe profesionale", ka pohuar ndër të tjerash Plakolli, në letrën e tij drejtuar ministrit Gashi. 

(Kosova Sot) 

3 orë e 11 minuta më parë