Jeta e mjerë e një gruaje

  • 18 October 2017 - 11:19
Jeta e mjerë e një gruaje

KRITIKË FILMIT 'DAYBREAK' (DITA ZË FILL)

Ornela Kapetani e ka rolin kryesor në këtë film debutues të regjisorit Gentian Koci, film ky i cli do ta prezantojë Shqipërinë për garën e 'Oskarëve' për filmat e huaj. Një nënë beqare kujdeset për një zonjë të vjetër në Tiranë në filmin "Daybreak" (Dita zë fill), që sjell filmin shqiptar në garën për të fituar një 'Oskar'. Tregimi sjell jetën e një gruaje e cila me çdo kush mundohet të mbrojë veten dhe fëmijën e saj nga fëmijëria që nuk është aspak e lehtë për ta shikuar.

Ka një foshnje dhe nuk ka të holla

Regjisori debutues, Gentian Koci, demonstron performancën e përkushtuar të aktores Ornela Kapetani. Pas premierës botërore që e kishte në Sarajevë, ky tregim për jetën e mjerë është duke bërë xhiron e botës nëpër festivale të ndryshme, përfshirë atë në Varshavë dhe "Cineast Film Festival Luxembourg". Zeshkania  Violeta (Kapetani), që është në të dyzetat, ka një foshnje dhe nuk ka të holla. Tre muaj pa paguar qiranë, ajo ka fat që e gjen një punë për t'u kujdesur për Sophie (Suzana Prifti), një grua të moshuar dhe nëna e Arianës (Jonida Beqo), një qytetare shqiptare me nënshtetësi franceze, e cila duhet të shkojë për në Francë, në mënyrë që ta shpëtojë martesën e saj me një francez. 

Lidhja me postierin

Pa shtëpi dhe me një foshnje, ajo i qaset metodës së mbijetesës. Kështu, ajo me një telefonatë merr kujdesin për plakën, pasi që punë- torja paraprake (Adele Gjoka) ishte pushuar nga puna pasi aty kishte sjellë të dashurin e saj. Violeta më pas ndërton një lidhje me postierin (Kasem Hoxha), i cili njëherë në muaj shkon për ta dërguar pensionin e gruas së moshuar. 

(Kosova Sot)