Superheroi i Hollivudit, në luftë kundër ndryshimeve klimatike

  • 20 October 2017 - 16:25
Superheroi i Hollivudit, në luftë kundër ndryshimeve klimatike

Eko-triler  "Geostorm", me aktorin Gerard Butler, si një shkencëtar për klimën dhe motin, është filmi i fundit që lufton për ambientin. Prej "Blade Runner 2049" e deri te Alexander Payne me "Downsizing", filmi po ngre temperaturat në ekranin e madh. Në vitin 2004, kur ndryshimet klimatike ende quheshin si ngrohje globale, konsiderohej si sensacionale kur filmi "The Day After Tomorrow" kishte fituar shumë, që ishte sjellë nga Roland Emmerich. Në vitin 2017, dëshira për të përshpejtuar ndryshimin klimatik, edhe më tutje është tmerrues. Paraprakisht, ia kemi hedhur një sy ngjarjeve katastrofike të superstuhive dhe cunameve të ndryshme; tashmë i shohim këto imazhe të duken si të rregullta dhe rriteshin në mënyrë stresuese në lajme. Ndoshta kjo edhe është një nga arsyet përse ndryshimet klimatike janë shndërruar në njërën nga temat më të zakonshme për të bërë filma këtë vit. I tillë është edhe eko-trileri me titull "Geostorm", që na sugjeron se mund të kemi një ndryshim të madh në klimë, si pasojë e ndryshimeve të shumta.

Një planet që po shkon drejt kolapsit

Kjo ndodh edhe kur një astronaut shkencëtar si aktori Gerard Butler shpik një rrjet për të kontrolluar satelitët që janë përgjegjës për motin. Por kur sistemi dështon, planeti e korr vorbullën (mos të përmenden mega-stuhitë dhe valët e mëdha). Regjisori Dean Devlin, i cili kishte bërë edhe produksionin për filmin "Independence Day" bashkë me Emmerich, duket se është i etur që bashkë me partnerin e tij të dikurshëm të sjellin një bashkëpunim, me qytetet e mëdha si Dubai, Tokio dhe Moska, në qasjen e tij apokaliptike. Megjithëse audienca globale do të jetë e mallëngjyer me këto shkatërrime pas ngjarjeve të fundit të tmerrshme që kanë ndodhur në Meksikë, SierraLeone, Porto- Riko dhe në Karaibe, kjo mbetet të shihet nëse do të jetë ashtu. Po ashtu duhet ditur se filmat më herët gjatë këtij viti, Logan kishte prezantuar një imagjinatë për të ardhmen e afërt që dukej shumë e lodhur, për një planet që po shkonte drejt një kolapsit. Mos të harrojmë filmin e "Mad Max: Fury Road", që dukej si një përgjigje e vetme ndaj mjeteve me 16 rrota dhe i pushtuar me stuhi djallëzore që e kishin bllokuar diellin. Një stuhi e kuqe ia zë frymën Las Vegasit të "Blade Runner 2049", megjithëse kjo nuk duket se do të jetë më shumë se tri dekada larg; kinematografi Roger Deakins ishte inspiruar nga stuhitë që kanë ndodhur në Australi në vitin 2009, që objektit "Sydney Opera House" i kishin dhënë një dukje ndryshe. Filmi i Darren Aronofsky me titull "Mother", inkurajon secilin interpretim për ambientin, në rolet kryesore sjell Jennifer Lawrence si një nënë këmbëzbathur në tokë. Përkundër përshkallëzimeve surrealiste, disorientuese, mesazhi qendror është konsistent: çfarë po ndodh me këta njerëz? Si mund të bëjnë diçka të tillë?

Një rreze që vret njerëzit

 Në pjesën e "Downsizing", regjisori dhe skenaristi që ka fituar edhe Oskar Alexander Payne imagjinon të ardhmen e afërt, ku norvegjezët kanë zhvilluar një rreze që vret njerëzit, e këtë e sjell aktori Matt Damon. Në film, procedura shënohet nga një zgjedhje e jetës që dyfishon mundësitë për të fituar në loto, duke u sugjeruar pjesëmarrësve se do ta përmirësojnë qëndrueshmërinë e planetit nëse në mënyrë artificiale zgjerojnë të ardhurat e tyre. Filmi i Payne është një shëmbëlltyrë sociokomike që e qetëson prania në qendër e Damon-it. Një aktor të cilin audienca e njeh të ketë mbijetuar edhe në ambiente edhe më të ashpra. Secila zgjidhje në botën reale është problemi me ndryshimin klimatik që është i ngjashëm me parehatinë ekstreme. Derisa të kapërcejmë indiferencën tonë ndaj këtij problemi monumental, pikëpamja vetëm do të përkeqësohet. Ky është Gerard Butler kur keni nevojë për atë?

(Kosova Sot)