Gjërat që mund të mos i keni ditur rreth aktorit Tom Hanks

  • 24 October 2017 - 14:29
Gjërat që mund të mos i keni ditur rreth aktorit Tom Hanks

Ë shtë vështirë që të besojmë se fëmija tuhaf nga "Splash" më 9 korrik ka mbushur 61 vjet. Ja disa fakte rreth tij, të cilat mund të mos i keni ditur deri më tani.

 Dikur punonte si shërbëtor

I lindur dhe i rritur në San Francisko, Tom Hanks derisa ishte i ri kishte punuar si shërbëtor në Aeroportin e Oklendit, "Airport". Në një rast ai kishte bartur valixhet e këngëtares Cher.

Ka lidhje gjaku me tre presidentë

Tanimë e konsiderojmë shëmbëlltyrë të Amerikës, por kur marrim vesh se Tom Hanks me të vërtetë ka lidhje gjaku me presidentin historik amerikan Abraham Lincoln, atëherë del se Hanks është amerikani më amerikan në Amerikë. Ai ka lidhje gjaku me të ëmën e Abrahamit. Aktori thuhet të ketë lidhje gjaku edhe me presidentin Herbert Hoover, duke qenë kushëriri i 19-të i tij, si dhe kushëriri i 15-të i Franklin D. Roosevelt-it.

Angazhimi i Tom Hanksit në filmin "Splash"

Tom Hanks mund ta falënderojë asistentin e Ron Howardit për debutimin e tij të madh në film. Howard e intervistoi Hanksin vetëm pasi që asistenti i tij ia sugjeroi emrin e Hanksit. Hanks shkoi në audicion dhe, përkundër mungesës së përvojës në film, ai arriti ta merrte rolin. Tom Hanks tanimë kishte dëshmuar se kishte talent, por Splash kishte dëshmuar se mund të bëhej edhe yll. "Splash" ishte hiti i parë i madh si për Hanksin, po ashtu edhe për Howardin.

Tom Hanks pëlqen makinat e shkrimit

Disa yje të filmit janë të adhuruar pas automobilave klasikë, të tjerët ndaj filmave pa zë. E çka i pëlqen aktorit Tom Hanks? Makinat e vjetra të shkrimit. Ekziston një aplikacion i iPad-it, që quhet "Hanks Writer".

Ka pasur role të vogla në komedi

 Para se të bëhej yll i filmit, Hanks ishte paraqitur si cimer i priftit Jim në komedinë "Taxi", pastaj si ish shoku i klasës së Fonzie's në "Happy Days", etj.

Është martuar me kolegen

Në prill të vitit 2018, Hanks dhe Rita Wilson, kolegia e tij nga komedia e vitit 1985, "Volunteers", do ta festojnë përvjetorin e 30-të të martesës së tyre. U martuan në vitin 1988.

Shton peshë për t'u përshtatur me rolin filmik

Hanks ishe bërë mysafir i rregullt i restorantit "Dairy Queen", me qëllim që të shtonte në peshë, rreth 14 kile, për t'u përgatitur për rolin e tij të menaxherit të një ekipi të bejsbollit për femra në filmin e vitit 1992, "A League of their Own". Gjatë bërjes së këtij filmi, regjisori Penny Marshall kishte bërë presion tek ai që të hante më shumë.

Ai kishte refuzuar rolin në filmin 'Sleepless in Seattle'

Por, Hanks kishte ndryshuar mendjen pasi që regjisorja Nora Ephron ta rishkruante skenarin.

Ka humbur 35 kile për rolin në filmin "Philadelphia"

 Për ta luajtur rolin e avokatit homoseksual, të sëmurë nga sida, në një dramë të vitit 1993, Hanks mbajti një dietë tepër të ashpër.

Fjalimi i tij gjatë marrjes së Oskarit, frymëzoi një film

 Fjalimi prekës i Tom Hanksit rreth mësuesit të tij të shkollës së mesme, Rawley Farnsworth, në vitin 1994, me rastin e marrjes së çmimit Oskar, ka shërbyer si bazë për bërjen e filmit "In & Out" në vitin 1997.

Një asteroid ka marrë emrin e tij

Para se të fillonte të merrej me aktrim, Hanks kishte ëndërruar të bëhej astronaut, por kishte problem se nuk i shkonte matematika. Në vitin 1996, një asteroid i sapozbuluar kishte marrë emrin "12818 tomhanks", për nder të paraqitjes së tij në filmin "Apollo 13".

Është bir i përkushtuar

Janet Marylyn Hanks, e ëma e aktorit, ishte punëtore e spitalit dhe kishte katër fëmijë. Kur ajo vdiq në vitin 2016, në moshën 84- vjeçare, Hanks kishte postuar një foto të saj në "Instagram" me tekstin: "Kjo bukuroshja këtu? Nëna ime. Ajo ua ka ndryshuar jetën shumë njerëzve. Sot jemi përshëndetur me të. Udhëtim të mbarë, nënë! Hanx."

E mban sekrete jetën private

Hanks ka katër fëmijë të rritur - dy me Rita Wilsonin dhe dy nga një martesë paraprake, por jetën private e mban sekrete. "Asnjë gazetar nuk ka qenë në shtëpinë time ndonjëherë dhe, asnjë fotograf nuk më ka fotografuar në shtëpi".

 

(Kosova Sot)