< Arsyet e vërteta përse filmi "Geostorm" dështoi në arkat e filmit - Kulturë - Kosova Sot
Arsyet e vėrteta pėrse filmi "Geostorm" dėshtoi nė arkat e filmit

Arsyet e vėrteta pėrse filmi "Geostorm" dėshtoi nė arkat e filmit

NJË FILM ME BUXHET PREJ 120 MILIONËSH

Filmi "Geostorm" vjen me debutimin si regjisor të Dean Devlin, që deri më tani ishte një producent veteran dhe skenarist që kishte punuar prapa skenave në filmat e njohur si "Independence Day", "Godzilla" dhe "Stargate"
F ilmi "Geostorm" ka dështuar të ketë sukses të madh në fundjavën hapëse të arkave të filmit duke vjel vetëm 13.3 milionë dollarë në kinematë vendase, megjithëse është një film me buxhet prej 120 milionë. Në rolin kryesor shfaqet Gerard Butler, një shkencëtar që ka detyrë rregullimin e satelitëve për të mbrojtur botën nga efektet katastrofale të ndryshimit klimaterik. Me gjasë janë edhe disa gjëra të tjera që  po e pengojnë filmin drejt suksesit
Kishte telashe në rrugën drejt ekranit të madh

"Geostorm" mori kohë dhe periudhë të gjatë para se të arrinte në kinema. N fillim filmi i ishte shitur "Warner Bros". Në vitin 2014 ishte caktuar që filmi të lansohet në mars të vitit 2016. Por, kjo datë ishte një nga të parat që do të shtyhej, më pas ishteshtyrë për tetor të vitit 2016, më pas në janar të vitit 2017, dhe përfundimisht për në tetor të vitit 2017.

Regjisori pa përvojë

Filmi "Geostorm" vjen me debutimin si regjisor të Dean Devlin, që deri më tani ishte një producent veteran dhe skenarist që kishte punuar prapa skenave në filmat e njohur si "Independence Day", "Godzilla" dhe "Stargate". Përvoja e Devlin me filmat me buxhet të mëdhenj, me filmat që për temë kanë katastrofat,, si dhe përvoja e tij si regjisor për shfaqjet si "Leverage" dhe "The Librarians", sugjeruan ndoshta se do të kishte sukses, por gjërat shkuan shtrembër në këtë rast. 

Fundi i botës nuk është asgjë e re

Filma me temë katastrofat ka sa të duash. Kishte shumë filma me tema të tilla, përfshirë atë ku paraqitet aktori Dwayne Johnson, filmi me titull "San Andreas", pastaj filmi "Deepwater Horizon" si dhe "War for the Planet of the Apes". Filmi ka rënë ta gjejë dhimbjen e audiencës derisa performanca zhgënjyese e "Geostorm" mbetet të konfirmohet. 

(Kosova Sot) 

16 orë e 17 minuta më parë