Vajza afgane, e cila ballafaqohet ME VËSHTIRËSI TË SHUMTA

  • 26 October 2017 - 13:47
Vajza afgane, e cila ballafaqohet ME VËSHTIRËSI TË SHUMTA

F ilmat janë të mbushur me fëmijë, të cilët ballafaqohen me situata të vështira, por Parvana, banorja 11- vjeçare e qytetit Kabul, që gjendet në qendër të ngjarjes së filmit "The Breadwinner", me të vërtetë është gjë që të mbetet në mendje për një kohë më të gjatë. Në një ngjarje, e cila është sa vibrante, po aq edhe pikëlluese, kjo vajzë e re afgane ballafaqohet me gjendjen e krijuar pas arrestimit të t'et dhe, duke u veshur si djalë, shkon në qytetin e kontrolluar nga talibanët, me qëllim që të fitonte për ta ushqyer familjen e saj. Në aventurën e saj të parë si regjisore 'solo', Nora Twomey, e cila ka qenë bashkë-regjisore e filmit "Secret of Kells", nuk zbukuron asgjë në lidhje me rrë- fimin për Parvana'n. Ajo dhe skenaristja, Anita Doron, duke u bazuar në librin e shkrimtares Deborah Ellis, mbajnë pikëpamjet e fëmijës në çdo aspekt: në sfidat brutale të përditshme, me të cilat ballafaqohet Parvana, si dhe në përrallën magjike, të cilën ajo përpiqet që ta sajojë, me qëllim që ta argëtonte vëllain e saj të vogël. Përfshirja e Angelina Jolies në këtë film me gjasë do të ndikojë në rritjen e profilit të këtij fryti të bashkëpunimit irlandez-kanadezluksemburgas. Shkrimtarja Ellis kishte bazuar serinë e saj "Breadwinner" të librave te intervistat që i kishte bërë me banorët e një kampi refugjatësh afganë në Pakistan, dhe filmbërësit kanë ndërmarrë hapa në sigurimin e saktësisë kulturore të adoptimit të tyre, nga peizazhet realiste, e deri te përdorimi i muzikantëve dhe këngëtarëve afganë.

Të vetëshpallurit rojtarë moralë të qytetit

Ngjarja zhvillohet në vitin 2001, kur Parvana (të cilës në një mënyrë të përkryer ia huazon zërin Saara Chaudry) rregullisht shoqëron të atin, Nurullah (Ali Badshah), në udhëtimet e tij në tregun qendror, ku ai blen gjësende nga më të ndryshmet. Ish-mësues, ai ia jep vajzës së tij një dituri elementare rreth historisë, sidomos të historisë së atdheut të tyre, i cili përgjatë shekujve, ishte pushtuar nga fuqi nga më të ndryshmet. Parvana sikur mërzitet nga të gjithë ata pushtues: Aleksandri i Madh, Xhingis Kani dhe, më vonë, nga sovjetikët. Por, historia politike afgane merr një urgjencë të tmerrshme për të, pasi të vetëshpallurit rojtarë moralë të qytetit, talibanët, burgosin fjalamanin Nurullah, i cili kishte kundërshtuar rregullat e tyre. Apartamenti, të cilin Parvana e ndan me nënën zemërthyer Fattema (Laara Sadiq); motrën llafazane më të madhe, Soraya (Shaista Latif); dhe me vëllain e vogël, Zaki, shndërrohet në një- farë burgu, po ashtu. Sipas ligjit të talibanëve, femrat mund të dalin jashtë shtëpie vetëm të shoqëruara nga ndonjë mashkull, prandaj dyqanxhinjtë, të frikësuar nga hakmarrja e talibanëve, nuk i shesin Parvanas oriz, e as gjësende të tjera për shtëpi.

Manifestim i fuqisë

Por, pasi ajo i shkurton flokët dhe vesh rrobat e vëllait të madh, që i kishte vdekur, Sulayman (Noorin Gulamgaus), Parvana shëtit rrugëve dhe shesheve me një liri relative. Ajo gjen një shpirt të mirë dhe një partner sipërmarrës te Shauzia (Soma Chhaya), një vajzë tjetër që shtirej sikur djalë. Së bashku ato shesin çaj dhe bëjnë punë të rënda. Përkundër tërë mundimeve dhe vuajtjeve, megjithatë ka edhe momente të humorit të mirëseardhur, sidomos në përrallën të cilën Parvana, e cila kishte trashëguar talentin e t'et për të rrëfyer përralla, ia tregon vëllait të vogël, Zaki. Për ta ndarë 'rrë- fimin brenda rrëfimit' nga jeta e thjeshtë e personazheve, Twomey përdor një stil të veçantë të animimit. Rrëfimi rreth guximit të një fëmije kundër mbretit të ligë, përmban në vete tone të thella. Fakti që protagonisti i alegorisë është djalë, e lidhë atë me vajzat përkujdesëse, Parvana dhe Shauzia. Një manifestim i fuqisë dhe kreativitetit në një botë me rrezik të vazhdueshëm, rrëfimi që sjell Parvana, i jep formë shpresës, pa i injoruar vështirësitë e pakapërcyeshme. Përkundër të gjithave, Parvana kurrë nuk pushon së tentuar që ta shihte të atin e saj, të cilin e kishin burgosur, në mos për tjetër, atëherë për t'ia dhënë atij shkopin, të cilin e përdorte për shkak se, gjatë luftës, kishte mbetur pa njërën këmbë.

SKEDA

Kompanitë e produksionit: Aircraft Pictures, Cartoon Saloon, Melusine Productions, Jolie Pas

 Distributor: GKIDS

Rolet: Saara Chaudry, Soma Chhaya, Laara Sadiq, Shaista Latif, Ali Badshah, Kawa Ada, Noorin Gulamgaus

Regjisore: Nora Twomey

Skenariste: Anita Doron;

rrëfimin skenik: Deborah Ellis, bazuar në romanin e shkrimtares Deborah Ellis

Producentë: Anthony Leo, Andrew Rosen, Paul Young, Tomm Moore, Stephan Roelants

Producentë ekzekutivë: Angelina Jolie, Gerry Shirren, Mimi Polk Gitlin, Jon Levin, Regina K. Scully, Eric Beckman, David Jesteadt, Mary Bredin, Frank Falcone, Karim Amer, Jehane Noujaim

Regjisor fotografie: Sheldon Lisoy

Regjisorë artistikë: Ciaran Duffy, Reza Riahi

Editor: Darragh Byrne

Kompozitorë: Mychael Danna, Jeff Danna

"Kasting": Merle Anne Ridley

Eventi: Festivali i filmit "Animation Is"

Kategoria: PG-13,

Kohëzgjatja: 93 minuta

(Kosova Sot)