'Jigsaw' prin në arkat e filmit për dy fundjavë rresht

  • 27 October 2017 - 17:39
'Jigsaw' prin në arkat e filmit për dy fundjavë rresht

FILMI I ZHANRIT HORROR PO BËN NAMIN

Filmi "Jigsaw", instilacioni i tetë në vazhdimin e "Saw", pritet të fitojë rreth prej 18 milionë deri në 22 milionë, në 2,800 lokacion

Për të dytën fundjavë rresht, filmi i zhanrit horror nga "Lionsgate" po bën namin në arkat e filmit në Amerikën Veriore. Filmi "Jigsaw", instilacioni i tetë në vazhdimin e "Saw", pritet të fitojë rreth prej 18 milion deri 22 milion në 2,800 lokacione. Fundjava e dytë e "Lionsgate" me komedinë "Boo 2! A Madea Halloween" me gjasë do të përfundojë në vendin e dytë, me rreth 10 milionë. Kjo do të jetë mirë, pasi janë përpara dy titujve të rinj, komedia e errët e "Paramount", me titull "Suburbicon", dhe drama e "DreamWorks" "Thank You for Your Service". 

Vrasësi portretizohet nga aktori Tobin Bell

"Suburbicon" është bërë në regjinë e George Clooney me aktorin Matt Damon, që i mësyn prej 5 milionë deri në 7 milionë në 2,046 vende. Parashikimet e vendosin filmin e "Universal", me titull "Thank You for Your Service", me rolin kryesor Miles Teller, në linjë t ngjashme me 2,054 vende. Kjo do të jetë fundjava finale e asaj që ishte një muaj depresiv për filmat, ku fitimet gjatë muajit tetor kanë qenë më pak për 15.4 për qind. Por industrisë së filmit i mbetet të presë dhe shikojë nga 3 nëntori deri më 5 nëntor, kur filmi i "Disney-Marvel" hapet me "Thor: Ragnarok". "Jigsaw" ka marrë emrin nga vrasësi që portretizohet nga aktori Tobin Bell, ishte cilë- suar lart nga "Lionsgate" ku ishte lansuar edhe fushata "Jigsaw është gjithkund". 

Ana e zezë e një komuniteti suburba

Shtatë vazhdimet paraprake të "Saw" kanë fituar në kombinim rreth 450 milionë në arkat vendore të filmit, që kishte udhëhequr në vitin 2010, "Saw 3D". "Jigsaw", i cili ka një buxhet prej 10 milionë, është bërë nën regjinë e vëllezërve Michael dhe Peter Spierig. "Suburbicon" premierën botërore e kishte te "Venice Film Festival", sjell anën e zezë të një komuniteti suburban në vitin 1959.

(Kosova Sot)