Njeriu që merr ligjin në duart e veta

  • 29 October 2017 - 09:07
Njeriu që merr ligjin në duart e veta

KRITIKË E FILMIT 'ACTS OF VENGEANCE'

Avokati gjaknxehtë më shumë i kushton vëmendje karrierës

Me një formë të përkryer fizike, Banderas manifeston një efikasitet të madh në këtë rast. Filmi po ashtu sjell edhe aktorë të tjerë, befasisht të mirë, ku përpos atyre të përmendur deri më tani ia vlen të përmendet edhe Robert Forster, i cili lë një përshtypje të mirë në skenën e tij të vetme, të vjehrrit armiqësor të Frankut.

Nuk keni si të mos e pëlqeni një film të aksionit, i cili ia del që mësimet e filozofit stoik, Marcus Aurelius, t'i shndërrojë në një kombinim të dhunës. I tillë është rasti me filmin "Acts of Vengeance", me në rolin kryesor aktorin Antonio Banderas, i cili, edhe pse ka mbushur të 57-tat, ia del që përsëri të na magjepsë me aktrimin e tij. Edhe pse, dorën në zemër, përpjekjet e tij këtu janë larg nivelit të atyre në filmat e regjisorit Pedro Almodovar, Banderas na bindë se është i aftë që të luajë rolet e personazheve të heshtura, të forta, të cilët besojnë se drejtësia mund të vihet në vend vetëm nga ta dhe vetëm me mjete të dhunshme. Këtë film mund ta konsideroni si një 'ngrohje', para ardhjes së ribërjes (remake) të filmit "Death Wish", me në rolin kryesor një aktor tjetër, kaherë në biznes, Bruce Willis.

FRANK NDALET NGA NJË PROSTITUTË ADOLESHENTE

Banderas luan rolin e personazhit Frank Valera, një avokati gjaknxehtë mbrojtës, i cili, sikur edhe shumë kolegë të tij avokatë, më shumë i kushton vëmendje karrierës, sesa familjes së tij. Kjo mungesë e vëmendjes shkakton tragjedi, kur ai nuk shkon në shfaqjen e vajzës së tij të vogël, e kur shkon në shtëpi, sheh se aty nuk ishte askush. Disa orë më vonë, policia arrin dhe e shoqëron atë te skena e një krimi, ku si vajza, po ashtu edhe gruaja e tij, gjenden të vrara në mënyrë brutale. Detektivi në detyrë (Johnathon Schaech) nuk arrin asnjë rezultat me hetimet e tij. Më pas, një polic dashamir, Strode (Karl Urban), e informon Frankun se rasti i vrasjes së familjarëve të tij ishte mbyllur, gjë që bën që ky i fundit të jepej pas pirjes së alkoolit. Më pas Frank gjen një formë edhe më efektive të vetë- ndëshkimit, kur zbulon një klub të luftimeve ilegale dhe, herë pas here, ai shkon aty duke lejuar që ta rrahin derisa ta bëjnë plaf. Duke u kthyer në shtëpi, një ditë, Frank ndalet nga një prostitutë adoleshente. Ai e refuzon ofertën e saj dhe, kur paraqitet makroi i saj, pak momente më pas, Frank tenton që t'i dalë prostitutës në mbrojtje, por përfundon i rrahur dhe i therur. Pasi që bie nëpër xhamin e një dyqani librash, atij në dorë i bie një kopje e librit të shkruar nga Marcus Aurelius rreth meditimit dhe inspirimit. 

BANDERAS MANIFESTON NJË EFIKASITET TË MADH

Janë thëniet e Marcusit, sikur p.sh: "Të presësh që njerëzit e këqij të mos bëjnë gjëra të këqija, është marrëzi", ato që e shtyjnë Frankun të fillojë me stërvitje dhe me arte luftarake. Ai po ashtu zbulon që dëgjimi i përmirësohet në mënyrë magjike, pasi që përbetohet për heshtje. Duke tentuar që të zbulonte vrasësit e familjes së tij, Frank zbulon se as aftësitë e tij të përmirësuara të luftimit nuk e mbrojnë nga plagosja, derisa rrihet me një grup kriminelësh. Atë e shpë- ton dhe e dërgon në shtëpi një grua kalimtare e rastit, Alma (Paz Vega). Pasi që Frankut i kthehet vetëdija, Alma i prezantohet atij si infermiere dhe "vullnetare në strehimoren lokale për të pastrehët". Ai merr edhe një qen, pastor gjerman. Frank në fund e merr vesh identitetin e vrasësit, gjë që nuk do të duhej të ishte befasi për askënd, që ka parë më herët filma triler të këtij lloji. Ky zbulim në mënyrë të paevitueshme çon deri te skena përfundimtare, e cila, sikur edhe pjesa më e madhe e këtij filmi, vjen me një koreografi të mrekullueshme ngaTim Man. Me një formë të përkryer fizike, Banderas manifeston një efikasitet të madh në këtë rast. Filmi po ashtu sjell edhe aktorë të tjerë, befasisht të mirë, ku përpos atyre të përmendur deri më tani, ia vlen të përmendet edhe Robert Forster, i cili len një përshtypje të mirë në skenën e tij të vetme, të vjehrrit armiqësor të Frankut. Regjisori Isaac Florentine, veteran i këtij lloji të filmave, nuk është befasi që tregohet më efektiv me skenat e aksionit, sesa ato dramatike, por ai në asnjë moment nuk e humbë hapin. Ai dhe koreografi Man po ashtu paraqiten shkurt në film, si dy njerëzit që e trajnojnë Frankun.Sikur edhe heroi i tij, filmi "Acts of Vengeance" nuk ka shumëçka për të thënë. Por, ai e kryen punën. 

(Kosova Sot)