Anëtarësimi në UNESCO demaskon gënjeshtrat serbe për Kosovën

  • 30 October 2017 - 09:07
Anëtarësimi në UNESCO demaskon gënjeshtrat serbe për Kosovën

SERBIA I FRIKOHET ANËTARËSIMIT TË KOSOVËS NË ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE

Institucionet e shtetit të Kosovës kanë dështuar rreth kësaj çështjeje

Ylber Vokshi, ekspert për trashëgiminë kulturore, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se Serbia i frikohet anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, pasi hulumtimet e reja, edhe me prezencën e faktorit ndërkombëtar, shumë lehtë do të demaskojnë këto mashtrime që i kanë bërë serbët me shekuj, falë pasivitetit tonë 

Kundërshtimi i Serbisë për anë- tarësimin e Kosovës në UNESCO fsheh demaskimin dhe falsifikimet që shteti serb për më se një shekull po bënë me historinë mesjetare të Kosovës dhe kishave ortodokse. Pasi me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në këtë organizatë do të fillonte edhe demaskimi dhe zbulimi i së vërtetës dalëngadalë. Përveç kësaj, Kosova posedon apo ruan edhe një trashëgimi shumë të pasur arkeologjike, e cila po të studiohet si duhet dhe të njihet nga institucionet, sikurse UNESCO, do të dëshmojë dhe binden edhe institucionet ndërkombëtare me gënjeshtrën e madhe historike serbe për Kosovën. Kështu kanë thënë edhe ekspertë të trashëgimisë për "Kosova Sot". Por, sipas tyre, pa faj nuk janë edhe institucionet tona, të cilat nuk e kanë kryer punë e tyre si duhet sa i përket anë- tarësimin të vendit në UNESCO. 

Mbrojtja e trashëgimisë kosovare

Ylber Vokshi, ekspert për trashëgiminë kulturore, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se Serbia i frikohet anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, pasi, siç ka thënë ai, hulumtimet e reja edhe me prezencën e faktorit ndërkombëtar shumë lehtë do të demaskojnë këto mashtrime që i kanë bërë serbët me shekuj, falë pasivitetit tonë. Sipas tij, anëtarësimi i vendit në UNESCO do të ishte edhe një garancion shtesë për mbrojtjen e tërë trashëgimisë ortodokse që Serbisë iu është lejuar nga mospuna jonë që përkohësisht ta përvetësojë si trashëgimi ortodokse serbe, çka, ka thënë më tej Vokshi, aspak nuk përket me realitetin historik, ku janë objektet e kultit ortodoks shqiptar, që serbët i kanë përvetësuar si të tyre. Ndërsa, ka pohuar edhe shkaqet që Kosova vazhdon të jetë shumë mbrapa Serbisë, kur është fjala për anë- tarësim më UNESCO. Vokshi ka thënë se ka shumë shkaktarë, por kryesore është vetëdija e ulët shtetërore, papërgjegjësja dhe mospuna kronike që na ka përcjellë këto vite. "Kjo qasje e pashpjegueshme e institucioneve tona u ka mundësua serbëve të bllokojnë anë- tarësimin tonë përkohësisht", ka thënë Vokshi. Kurse Dilaver Kryeziu, etnomuzikolog, ka thënë për "Kosova Sot", se frika e Serbisë rreth anëtarësimit të Kosovës në UNESCO vjen pasi, e njeh mirë se çfarë pasurie të pastudiuar kemi, si dhe çfarë roli apo ndikimi mund të ketë Kosova me anëtarësim në këtë organizim. Kurse, ka thënë ai, dështimi i institucioneve tona, për t'i bindur miqtë e Kosovës për anëtarësim në UNSEKO, vjen si rezultat i dobësisë dhe neglizhencës shtetërore. "Dobësia është te niveli profesional dhe angazhimi i njohësve të mirë në këtë lëmi nga ana e institucioneve të nivelin qendror", ka thënë Kryeziu.

Pretendimet serbe ndaj Kosovës

Për Bashkim Lajçin, etnolog, një nga arsyet që Serbia i frikësohet anë- tarësimit të Kosovës në UNESCO është se nuk është akoma e gatshme të pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur, ndaj e pengon çdo anëtarësim në institucionet ndërkombëtare! "Dobësia e Kosovës në raport me Serbinë sa i përket UNECO-s dhe anëtarësimit të saj në të, është se nuk janë kyçur sa duhet ekspertë dhe institucione profesionale, por më tepër njerëz të politikës, të cilët kishin dëshirë të fitonin poenë politikë edhe në këtë rast", ka thënë Lajçi, për "Kosova Sot". Ndërsa, Dan Ibrahimi, shkrimtar, ka thënë për "Kosova Sot", se Serbia përderisa ka pretendimet ndaj Kosovës që, sipas Kushtetutës së saj i takon asaj, çdo pranim i Kosovës në organizma ndërkombëtarë është në kundërshtim me aspiratën e saj për t'u rikthyer këtu. Në këtë vazhdë, ka pohuar ai, edhe pranimi në UNESKO kundërshtohet fuqimisht nga Serbia. "Një Kosovë sa më pak e inkuadruar në organizma ndërkombëtarë, nga Serbia shihe si një Kosovë e parealizuar si shtet dhe ky është qëllimi i saj. Për mua më shumë ka rëndësi një përkushtim më serioz për ta forcuar Kosovën përbrenda në të gjitha aspektet: ekonomike, arsimore, ushtarake, kulturore etj., sesa vrapimi bombastik mbas organizmave, siç është UNESKO", ka pohuar ai, pasi siç ka thënë ai, nami bëhet dhe po bëhet me përpjekjen e lidershipit të Kosovës për 18 vjet me radhe për ta ndrydhur e shtrydhur, siç e ka quajtur ai, këtë Kosovë për interesat personale e grupore. 

(Kosova Sot)